Frederica Mogherini: Dialogu
Kosovë-Serbi në një fazë pozitive

Frederica Mogherini: Dialogu<br />Kosovë-Serbi në një fazë pozitive<br>
Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigur, Frederica Mogherini, ka vlerësuar dialogun  mes Kosovës dhe Serbisë  në nivelet mes presidentëve të vendit.

Teksa ka komentuar dialogun mes të dyja vendeve , shefja e diplomacisë Mogherini  ka thënë “ajo që në këtë moment është esenciale, është që dialogu jo vetëm të lehtësohet, por të dy palët të mbrohen për të punuar në këtë fazë të re si në aspektin e brendshëm ashtu edhe ndërmjet tyre”.

Kur them sukses i dialogut, kjo do të thotë gjetja e vendit ku fiton rajoni, ku fitojnë të dy palët, madje edhe nëse të gjithë duhet të tërhiqen nga diçka. Por unë kurrë nuk kam besuar dhe ende nuk besoj në përfundimin zero të lojës, veçanërisht në këtë rast, pasi puna që ne e bëjmë paraqet përpjekje për identifikimin e zgjidhjes së qëndrueshme për të gjithë”-kështu e ka cilësuar Frederica Mogherini gjatë  ditës së sotme në Bruksel, pas takimit të Këshillit për Stabilizim Asocim mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë