Fredi Beleri i kërkon Gjykatës Administrative të Tiranës të pezullojë dekretin e Begajt për shpalljen e zgjedhjeve në Himarë

Fredi Beleri i kërkon Gjykatës Administrative të Tiranës të pezullojë dekretin e Begajt për shpalljen e zgjedhjeve në Himarë

Fredi Beleri dhe kerkesa depozituar ne Gjykate

Tirane Fredi Beleri, i cili prej 5 korrikut është pa mandatin e kryetarit të zgjedhur në bashkinë e Himarës, i kërkon Gjykatës Administrative të Tiranës të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në këtë bashki. 

Kërkesa që i është dërguar gjykatës, një kopje e të cilës është shpërndarë në media, ka për objekt "Marrjen e masës së sigurimit të padisë. Pezullimi i zbatimit të Dekretit nr.244, datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri në marrjen e vendimit përfundimtar 

Kjo do të thotë pezullim të efekteve të këtij dekreti dhe procesit zgjedhor, ndërsa padinë për rrëzimin e dekretit thotë se do ta dorëzojë në ditët në vijim. 

Sipsa Belerit kjo garanton interesin publik të votuesve të asaj njësie vendore, të drejtën për ushtruar nëpërmjet Votës në një proces të ligjshëm dhe të lirë votimi sovranitetin e tyre.

Më 5 korrik, Presidenti Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë, menjëherë pasi KQZ vendosi heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO për korrupsion zgjedhor.

Në kërkesën e tij Beleri argumenton se do të ankimojë vendimin e KQZ-se dhe deri atëherë kërkon pezullimin e zbatimit të aktit administrativ. 

Ky Akt administrativ individual, do të kundërshtohet nga kërkuesi me Padi drejtuar Gjykatës kompetente, pasi vjen në kundërshtim me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, si dhe Kodin e Procedurave Administrative.

Para ngritjes së padisë, kërkuesi i drejtohet Gjykatës me kërkesë për sigurimin e padisë, pezullimin e zbatimit të aktit administrative, Dekret i Presidentit të Republikës nr.244, datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri në marrjen e vendimit përfundimtar"

Kërkuesi Dhionisios Alfred Beleri aktualisht është Kryetar i Zgjedhur i Bashkisë Himarë, cilësi që sipas ligjit do ta mbajë deri në kalimin e afatit 30 ditor të paraqitjes së ankimit kunder vendimit nr. 69 datë 05.07.2024 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ose deri në shpalljen e vendimit që do të shqyrtojë ankimin e tij, kundër vendimit nr. 69 datë 05.07.2024 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, në përputhje me nenin 164/2 të ligjit nr. nr. 44/2015 Kodi I Procedurave Administrative.

Kjo pasi shtetasi Dhionisios Alfred Beleri mban Mandatin e vlefshëm të Kryetarit të Zgjedhur të Bashkisë Himarë, mandat i fituar në zgjedhjet e datës 14 maj 2023, dhe që aktualisht është i vlefshëm, sa kohë që vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 69 datë 05.07.2024 me të cilin në të njëjtë kohë, ky organ administrativ shpalli të pavlefshëm Mandatin por shpalli dhe ndërprerjen e parakohshme të tij, është shpallur në datën 05.07.2024, dhe ndaj tij lejohet 5 ankim, dhe si I tillë ky akt është i paekzekutueshëm në kuptim të neneve 133/1 dhe 164/2 të ligjit nr. 44/2015 Kodi I Procedurave Administrative

Ndërkohë sot në mbledhjen e kryesisë të drejtuar nga Kryesocialisti Rama u votua kandidatura e Vangjel Tavos si kandidati i tyre në zgjedhjet e 4 gushtit. Ndërsa në kampin tjetër ende nuk e kanë nje emër, edhe pse më i diskutuari këto kohë është djali i Fredi Belerit, Petro Beleri. Tashmë pritet që  të përcaktojë dhe afatet për regjistrimin e kandidatëve dhe nisjen e fushatës.

Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, kur një agjent policie i ofroi atij vota për para. Beleri pretendon se çështja kundër tij ishte e stisur dhe e sajuar si rrjedhojë e kërcënimeve që kryeministri Edi Rama dhe kundërshtari i tij politik bëri kundër tij pak ditë para arrestit. Beleri u zgjodh dhe anëtar i Parlamentit Evropian më herët këtë muaj dhe pritet të marrë detyrën pas disa muajsh. 
 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim