Fredi Beleri merr mandatin nga KQZ, debat i ashpër në Report Tv! Demaliaj: Ju ka hequr greku brekët për një pension! Zëdhënësi i fushatës: Ti je i sëmurë, ik zgjidhe me Berishën

KQZ ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit për Bashkinë e Himarës dhe ky vendim ishte pjesë e një debati shumë të ashpër në Report Tv mes analistit Ilir Demaliaj dhe zëdhënësit të fushatës së kandidatit të Berisha-Meta, Fredi Beleri për Bashkinë e Himarës, Skerdian Dhuli. Në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, debati mes të dyve kaloi limitet me një gjuhë shumë të ashpër mes Demaliajt dhe Dhulit duke i kaluar edhe limitet.

Pjesë nga debati

Skerdian Dhuli: Procesi për Belerin është një proces i montuar politikisht.
Demaliaj: Ti je i pafytyrë. Po a keni integritet ju.
Skerdian Dhuli: Mbi këtë tokë nuk e përcakton askush dinjitetin tim! Unë nuk intimidohem dhe as nuk kompleksohem.
Demaliaj: Ju ka hequr brekët greku për një pension.
Skerdian Dhuli: Qetësohu se zhurmuesin mund ta bëj edhe unë. Bëjë një akuzë të neveritshme ndaj meje. Kontrolle veten! Nuk po flet me Fredi Belerin këtu. Unë nuk jam grek që ta kuptojë zotëria
Ilir Demaliaj: Skam ç’të kuptojë unë o zotëri, ti
Skerdian Dhuli: Sa më shumë surrogato si puna jote të flasin për Çamërinë aq më shumë e humb ajo peshën.
Ilir Demaliaj: Ore maskara, orë plehrë, ore gjakprishur
Skerdian Dhuli: Zotëri je thjesht një njeri që nuk duhet të dalësh në televizor sepse nuk je mirë nga sistemi mendor. Unë nuk jam Fredi Beleri. Zgjidhi me Sali Berishën dhe Ilirjan Celibashi problemin e kandidimit të Fredi Belerit.
Demaliaj: Ik mor zagar i grekëve
Skerdian Dhuli: Ti po të ishe shqiptar i madh vije jetojë këtu dhe nuk shkojë andej.
Demaliaj: Nuk jam shqiptar, dakord, as nuk më bëhet vonë fare. Ti nuk ekziston për mua fare.
Demaliaj: Nuk e kam fare me ty. Unë hera e parë që të shoh në jetën time! Më fal edhe për gjuhën.

Skerdian Dhuli shpjegoi edhe mënyrat që mund të ndiqen për betimin e Fredi Belerit, ndonëse ai është në burg.

"Nga dita e djeshme kur është miratuar duhet 20 ditë që të mbahet mbledhja e parë e këshillit bashkiak dhe betimi i kandidatit. Në kushtet në të cilat ndodhemi nuk e dimë se si do bëhet betimi i kandiatit. Ligji aktualisht nuk e parashikon, pasi legjislativi nuk e ka menduar kur dikush duhet të fitonte nga burgu. Në rastin e kryetarit të bashkisë ishte precedenti i parë. Beleri do duhet ta bëjë betimin, një hap ligjor është betimi me videokonferencë, ose prokuroria të pranojë një lirim të përkohshëm derisa të shkojë të bëjë betimin dhe më pas të vazhdojë procedura. Të ketë mundësi që nja nënkryetarët të ushtrojë detyrën e kryetarit. Këto janë procedurat ligjore që mund të ndodhin, në një situatë që nuk është aspak normale, vetëm ligjore nuk është, kryekëput politike", tha ai.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 27/05/2023 08:27

    Meqe qenka kaq nacionalist ky Demalia, pse ai iku ne SHBA e nuk qendroi ne Shqiperi,per te kontribuar per shoqerine gjysem demokratike Shqiptare,por na ben opinionistin ne you tube nga Shba?. Po tall by... na ben si patriot, akoma ka njerez ne Shqiperi e qe jetojne edhe ne vende demokratike qe ju ka mbet ora tek renia e bizantit dhe forca otomane e para 500 - 600 vjetesh. Sa komunitete etnike te ndryshme jetojne ne Shba, e ne merremi akoma me kapitalizmin euro-atlantik e menyren e jeteses se tyre. Duhet te vije nje si enveri per te permbysur mentalitete te semura, normalisht duke i bere shoqerise 1000 here me keq,siç edhe e beri per 50 vjet. Ne flasim per grekun,por Shqiptaret qe jetojne ne Greqi gezojne pothuajse te gjithe te drejtat qe gezon edhe qytetari autokton grek. E nese populli e voton Belerin pse qenka i poshter ky popull. Sepse z.Demalia me duket se mafia po zapton dhe vjedh te gjithe pronat dhe asetet me te mira te ketij vendi.

    Përgjigju
    • populli: 29/06/2023 15:56

      ne fakt keta qe kane ik, bravo ju qofte se me ter mend jane patriote. Refuzojne lemoshen e ketij shteti plere, nuk servilosen dhe ikin i meshojne shpatllave ne perendim !

  • Mergimtari: 27/05/2023 07:56

    Vete mbiemri i ketij "zedhenesi" jep qarte se cfar mbron.("dhuli" ,sherbetor i rendomte).Te tjerat jane te teperta.

    Përgjigju
  • Tarasi: 26/05/2023 20:09

    Keta greket lab dhe mysliman ma hqin petllen.

    Përgjigju
  • samiu: 26/05/2023 19:53

    bravo demalia por fai bie tek drejtsia

    Përgjigju
  • samiu: 26/05/2023 19:40

    kjo tregon shfar shteti dhe drejtesi kemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë