Fredi Beleri u la në burg, gazeta greke 'Kathimerini': Gjykatat shqiptare shkelën disa nene të Konventës Evropiane

Fredi Beleri u la në burg, gazeta greke 'Kathimerini': Gjykatat shqiptare shkelën disa nene të Konventës Evropiane

Fredi Beleri

Në prani të ambasadores greke në Tiranë dhe avokatëve të ardhur nga Athina për këtë çështje, gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e 6 në radhë për lirimin e Fredi Belerit kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës. 

Në një artikull media greke “Kathimerini” citon deklaratën që u mbajt nga Dhoma e Avokatisë në Greqi dhe Presidentit të Avokatëve Evropianë pa kufi, të cilët vunë në dukje se me vendimin për mohimin e lirimit të Belerit, gjykatat shqiptare shkelën nenet 5 dhe 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë rrëzoi edhe një herë kërkesën për lirimin nga burgu të Fredi Belerit dhe të drejtën e tij për të ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë. Beleri është arrestuar që prej muajit maj me akuzën se dyshohet se ka blerë votat, pasi u zgjodh kryetar i qytetit të Himarës në Shqipëri me shumicë etnike greke”, shkruan gazeta.

“Presidenti i Avokatëve Evropianë pa Kufij Patrick Henry vuri në dukje se me vendimin për mohimin e lirimit të Belerit, gjykatat shqiptare shkelën nenet 5 dhe 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ai shtoi se nuk ka motive që Fredi Beleri të largohet nga vendi, ndërsa në të njëjtën kohë mund të merren masa të sigurta për të parandaluar arratisjen e tij. Ai e konsideroi burgun joproporcional me krimin e Belerit pasi janë mbi 30 persona të akuzuar për vepra elektorale që nuk mbahen në paraburgim. Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Greqi, Dimitris Vervesos iu referua shkeljes së nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili e konsideron të paligjshme pengimin e një zyrtari në kryerjen e detyrës në mungesë të një vendimi gjyqësor të formës së prerë dhe të parevokueshme”, mbyll artikullin e saj gazeta greke.

Javën e kaluar, GJKKO kaloi në gjykim dosjen e SPAK për Fredi Belerin, me akuzën e korrupsionit në zgjedhje ndërsa avokatët e tij thanë se do të paraqesin 60 dëshmitarë në gjyq. Beleri akuzohet se më 12 maj, ka dhënë 40 mijë lekë për votat e tetë qytetarëve të Himarës që të votonin pro tij në zgjedhjet e 14 majit. Pas seancës në Apel, një qytetar protestoi ndaj avokatëve të Belerit dhe përfaqësuesve të tjerë që ndoqën gjyqin.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës