Kërkoi lirinë, GJKKO rrëzon sërish Fredi Belerin, mbetet në burg! Në gjykatë ambasadorja greke e Vangjel Dule! Qytetari i irrituar: Turp t'ju vijë! Mbroni një vrasës

TIRANË- Në prani të amabsadores greke në Tiranë dhe avokatëve të ardhur nga Athina për këtë çështje, gjykata e apelit rrëzoi kërkesën e 6 në radhë për lirimin e Fredi Belerit. Prania e diplomates greke dhe grupit të avokatëve të huaj në gjykatë u prit me protesta nga një qytetar shqiptar.

Ndryshe nga herët e tjera, Vangjel Dule nuk dha koment pas vendimit të Gjykatës ndërsa të njëjtin qëndrim mbajti edhe ambasadorja greke. Avokatët e huaj të Belerit u shprehën se ky është një moment i rëndësishëm për shtetin e së drejtës. Nga ana tjetër ata thanë se do u përgjigjen çdo pyetje në konferencën për shtyp që do të mbahet në orën 13:00 nga përfaqësues të se drejtës nga Greqia për çështjen Beleri.

“Mendojmë se ishte një moment i rëndësishëm për shtetin e së drejtës për të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian. Këshilli Evropian dëshiron të shohë dhe çfarë ndodh.

Ne do të flasim në konferencë shtypi. Jam ish kryetari i dhomës së avokatisë të së drejtës evropiane.”- tha avokati grek.

Javën e kaluar, GJKKO kaloi në gjykim dosjen e SPAK për Fredi Belerin, me akuzën e korrupsionit në zgjedhje ndërsa avokatët e tij thanë se do të paraqesin 60 dëshmitarë në gjyq. Beleri akuzohet se më 12 maj, ka dhënë 40 mijë lekë për votat e tetë qytetarëve të Himarës që të votonin pro tij në zgjedhjet e 14 majit. Pas seancës në apel, një qytetar protestoi ndaj avokatëve të Belerit dhe përfaqësuesve të tjerë që ndoqën gjyqin.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
'Turp t'ju vijë, po mbroni një kriminel' Qytetari proteston para ambasadores greke, ishte tek gjyqi i Fredi Belerit

 

Një qytetar ka protestuar i vetëm këtë të hënë në Apelin e GJKKO teksa po mbahej seanca e Fredi Belerit.

Në video tregohet momenti kur qytetari i thotë ambasadores greke se po mbrojnë një vrasës.

“Jeni kriminelë, ai është një vrasës. Ai është vrasës, turp t'i vijë”- tha qytetari.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/09/2023 02:09

    Kush ja paguan av.greke ketij Belerit dhe sa ja paguajne? Te kesh per avokat ish krytarin e dhomes se avokatise te se drejtes evropiane,apo te te te vije thjesht si verzhgues eshte dicka e paperballueshme edhe per nje Beler,aq me teper qe ky paska marre nje shpure te tere avokatesh, sikur eshte O.J.Simpson jo Fredi Beleri!

    Përgjigju
  • Ridi: 18/09/2023 13:07

    Kjo ambasadorja zedhenesja e miqos, te sjell nder mend zedhenesin e sadamit edhe pse ne humbje e siper thoshin do tju bejme kete e ate. Keto qe krijuan belerin, ne 97 kane krijuar edhe zani chaushin. Do ishte ne nderin e grekut ashtu si takojne kete miun (belerin) ne burg te takojne edhe zanin. Nje gje eshte e qarte te gjithe ky llom do perfundoj si kaqifja dhe janulla do i beje heroj

    Përgjigju
  • Stefo: 18/09/2023 12:58

    Me 19 vota diferenc te blera zgjedhjet duhet te perseriten dhe hajduti duhet te marre denimin e merituar

    Përgjigju
  • Auuu: 18/09/2023 12:49

    Shporruni trradhetar brek palar , nje dule nga mbrapa çanit ju ngule

    Përgjigju
  • Hajduti: 18/09/2023 12:41

    Hajduti thote nemeni gjene è vjedhur pastaj po deshet bejeni gjyqin po une mezi e vodha keshtu qe e meritoj. Do vesh ne burg dhe do kthesh dhe gjene e vjedhur keshtu funksionon shteti i se drejtes.

    Përgjigju
  • Nje shqiptar: 18/09/2023 10:29

    SHikoni emrat dhe me thoni ne se jane Greke apo ish myslimane! Vangjel DULE,Fredi Bej-leri! Njeri Dule ne Himare qe flet Griqisht dhe nje Bej qe na hiqen si Greke! Perfitimi personal eshte mbi gjithcka dhe kete e dine te gjithe! jam kurioz te di se si Lumi i Vlores votoi per Bej- Dulen!

    Përgjigju
    • CaBone: 19/09/2023 10:29

      O Agron. Me fal po ne Pi..h te Motres shkoft Beleri dhe ata te jeret si puna tij. Respekte Mojci.

    • Mario: 18/09/2023 12:38

      keto jane laramanet me dy emra nga koha e Ali pashes qe ngelen rrugeve pas doreheqjes se sulltanit. Emra te tille ka plot ne shqiperi dhe nuk lidhen me fene qe eshte gjithmone nje ceshtje personale si per te krishtere edhe te pafete

    • Agron: 18/09/2023 11:49

      ARSYEA ESHTE SE NE JUG BREGDET ESHTE FUTUR PER VJEDHJE "MAFIA E TOKES".... DHE JANE BER BASHK KAUR E ISLAMIST.... DHE KANE ZGJEDHUR NJE KAUR ME MBIEMER ISLAM. PRA KA FITUAR POPULLI. PO JANE TE PAKT TE AFTE, TA KUPTOJN SE QYTETAR E FSHATAR JANE BEBRE BASHK TE MBROJNE PRONEN E TYRE.... DUKE VOTUAR BEJLER EFENDIN.... SHPRESEN E FUNDIT PER TI BER BALL MAFJAS SE PRONES.

  • Eri: 18/09/2023 10:10

    Na cavi koken ky Beleri me malagat e tjere pas. Pse nuk po del nje Vasil Laci te veje kapak ketij llumi.

    Përgjigju
    • Rita: 18/09/2023 11:13

      Jo,duhet të dalë një Avni Rustemi i dytë. Bejleri është një Esat Pash Toptan i dytë dhe duhet likuiduar. Shqipërinë s'ia ka lënë e ëma që t'a shes për përfitime personale. Ah Avni Rustemi ngrihu nga varri për këtë gjakë prishur që po turpëron krahinën e Labërisë.

  • Ata të kanë braktisur: 18/09/2023 09:44

    Mos shiko se dergojnë ndonjë të të mbajë shpresat gjallë se do dalësh shpejt. Nuk të ka fut Rama në burg.

    Përgjigju
    • 123: 18/09/2023 11:44

      Neqoftese mendon se e ka politike, ateher perse kerkon te betohet? Neqoftese del/kur te dali nga burgu ai duhet te largohet per azil politik (neqoftese mendon me vertet qe esht sulm politik). Kushdo qe esht sulmuar nga politika la ikur edhe ka kerkuar azil politik jasht sepse po "persekutoet". Por jo ai e thot kot mbase fiton ca pik te llumi. Po esht sulm politik edhe po doli i pafajshem ata e kapin per dicka tjeter (duke sajuar prap, neqoftese kjo eshte e sajuar). E prap e prap e prap ta nxijn jeten ngelesh neper gjykata...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës