Fredi Beleri zgjidhet zv.kryetar i Komisionit për Peticionet në Parlamentin Europian! Informohet në burgun e Fierit

Fredi Beleri zgjidhet zv.kryetar i Komisionit për Peticionet në Parlamentin Europian! Informohet në burgun e Fierit

Fredi Beleri

Eurodeputeti grek, Fredi Beleri është zgjedhur nënkryetar i dytë i Komisionit për Peticionet në Parlamentin Europian, gjatë procesit të sotëm zgjedhor për kryetarët e komisioneve të Parlamentit Europian.

Eurodeputeti nga Demokracia e Re, i burgosur në Shqipëri, siguroi votat e nevojshme me mbështetjen e disa partive dhe të liderit të Eurogrupit të DR, Eliza Vozemberg.

Vetë Beleri në një reagim thotë se është informuar në burgun e Fierit për zgjedhjen si nënkryetar i Komisionit për Peticionet në Parlamentin Europian.

“Falënderoj kolegët e mi që më zgjodhën nënkryetar të Komisionit të Apelit, gjë që jam informuar përmes burgjeve shqiptare. Është një nder i madh dhe një përgjegjësi akoma më e madhe për një eurodeputet të sapozgjedhur, por edhe për vendin tonë. Së shpejti aventura ime përfundon dhe unë do të mund të kryej detyrat që më votuan qytetarët grekë”, thuhet në reagimin e Belerit.

Pas betimit në Strasburg si eurodeputet, Beleri u rikthye më 20 korrik në Shqipëri për të vijuar vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit. Fredi Beleri shkoi në Strasburg pas lejes 5-ditore që mori nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, duke lënë qelitë e burgut të Fierit ku vuan dënimin për blerje votash në zgjedhjet e fundit lokale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rekursi për vulën, Kthupi: Pa krijimin e një formacioni të ri politik është vendim shterpë, distancomi nga berishizmi duhet të jetë me akte konkrete

Rekursi për vulën, Kthupi: Pa krijimin e një formacioni të ri politik është vendim shterpë, distancomi nga berishizmi duhet të jetë me akte konkrete