TIRANE - Të rinjtë e FRESSH u mblodhën sot përpara Ministrisë së Arsimit për skandalin e fundit të provimeve të Maturës Shtetërore, të cilësuar prej tyre si dështim i plotë në menaxhimin e këtij procesi.
Nënkryetarja e FRESSH për Shkollat e Mesme, Maria Myridinas evidentoi fakte që sipas saj ulin funksionin menaxherial të Ministrisë së Arsimit në monitorimin e një provimi të thjeshtë mature.
Sipas të rinjve të FRESSH është absurditet që nxënësit arritën të kopjojnë me celular gjatë provimit apo të hedhin pyetjet e tezës në rrjete sociale si Facebook.
Përfshirja e korrupsionit në bankat e shkollës ku mësues u kanë siguruar nxënësve përgjigjet e pyetjeve në këmbim të ryshfetit, sipas tyre është sa kriminale aq edhe e trishtë.
Sipas nënkryetares Myridas, një tjetër element i papranueshëm i shfaqur gjatë provimeve të Maturës Shtetërore, është politizimi i institucionit të shkollës, i cili u vu re tek disa pyetje të tezave.
Anomalitë e sistemit arsimor shqiptar, sipas prononcimit për shtyp të FRESSH, ndikojnë në të ardhmen e të rinjve shqiptarë që duan të arsimohen dhe më tej të punësohen. Ky zhvillim, sipas tyre, nuk mund të arrihet në momentin kur nota e fituar nga puna barazohet me notën e nxënësve që kopjojnë dhe blejnë përgjigjet nga mësuesit.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com