FRESSH, vazhdon online
rivaliteti mes Spiropalit e Kokës

FRESSH, vazhdon online <br />rivaliteti mes Spiropalit e Kokës
TIRANE - Më 12 qershor Elisa Spiropali fitoi garën për kreun e FRESSH. Por po t'u referohesh mediave sociale, terren komunikimi mjaft i preferuar nga socialistët, të lind dyshimi nëse kryetarja e të rinjve socialistë është vërtetë ajo, apo rivalja e saj Joleza Koka, e cila në përfundim të garës që preku 36 rrethe të vendit, arriti e dyta mes 6 kandidatëve, fill pas Spiropalit.

Në fakt, shumëkush që ndjek zhvillimet në selinë rozë e di që Elisa Spiropali nuk e ka pasur të lehtë drejtimin e FRESSH. Burime të ndryshme mes socialistëve tregojnë se Spiropali nuk gëzon shumë simpati mes krerëve të PS. Marrëdhëniet e tensionuara u shfaqën hapur më 21 qershor, kur Spiropali braktisi Asamblenë e FRESSH pasi, siç pohoi vetë në intervista televizive, kishte konstatuar pasaktësi në listën e delegatëve nga rrethet. Të nesërmen ajo tërhoqi akuzën ndërsa gjërat u dukën si të normalizuara.

Por po të shikosh mediat sociale, si Facebook dhe Twitter, dikush duket se është dëfryer duke injoruar kryetaren. Kështu, faqja zyrtare e FRESSH në Facebook, është e lidhur me profilin në Twitter të rivales së Spiropalit, Joleza Koka (@JolezaKoka), dhe mesazhet e publikuara në emër të FRESSH në njërën platformë, rezultojnë si të Kokës në platformën tjetër.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt