Friedrich Merz bëhet kryetari i ri i CDU-së! Fitoi 62.1% të votave përballë dy konkurrentëve

Friedrich Merz bëhet kryetari i ri i CDU-së! Fitoi 62.1% të votave përballë dy konkurrentëve

Friedrich Merz-i pason Armin Laschet-in në krye të Bashkimit Kristjandemokrat, CDU. Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Paul Ziemiak njoftoi në një konferencë shtypi se Merz-i kishte marrë 62.1 për qind të votave në votimin e anëtarëve. Konkurrenti i tij Norbert Röttgen mori 25.8% të votave dhe Helge Braun 12.1%.

Merz-i tani do të emërohet kryetar i partisë në kongresin federal të CDU-së, më 21 dhe 22 janar. Sipas informacioneve të CDU-së, në votim morën pjesë pothuajse dy të tretat e rreth 400.000 anëtarëve të partisë.

Kryetari i CSU-së bavareze, Markus Söder shkroi në Twitter se ai dhe partia e tij gëzohen për bashkëpunimin e ardhshëm, shkruan DW. Ish-kryetari i partisë E Majta Riexinger tha se me zgjedhjen e Merz-it ishte e qartë se CDU-ja do të pozicionohej shumë në të djathtë. Por kthimi në vitet neoliberale tetëdhjetë nuk është përgjigje për çështjet e kohës, tha ai.

Armin Laschet-i e kishte vënë në dispozicion postin e tij pas humbjes së zgjedhjeve federale në shtator. Röttgen-i dhe Merz-i konkuruan për postin e kryetarit të CDU-së në fillim të këtij viti dhe humbën ndaj Laschet-it në një kongres partie atëherë.

Për Merz-in, kjo është përpjekja e tretë për të kryesuar partinë, pasi 66-vjeçari humbi në vitin 2018 përballë Annegret Kramp-Karrenbauer-it, pasardhëses së ish-kryetares së CDU-së dhe ish-kancelares gjermane Angela Merkel.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!

‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!