KORÇE- Frigoriferi ku janë futur armët është marrë nga burgu i Fushë-Krujës dhe transferuar në burgun e Drenovës në Korçë. Frigoriferi ka qënë në dhomën e të dënuarit me burg përjetë Admir Tafili, i cili pas dështimit të arratisjes nga ky burg, ka mundur që në periudhën Korrik-Gusht të këtij viti të arrijë të rimarë sërisht frigorferin në dhomë. Sipas burimeve të prokurorisë së Korçës personat që kanë tërhequr frigoriferin në burgun e Fushë-Krujës, kanë qënë tre shtetasit e arrestuar Ervis Lami, Aldi Meçini dhe Olsi Maçi. Pikërisht këta persona, kanë marrë përsipër të kryejnë modivikimet e nevojshme, ku kanë future dy armë pistoleta, dhe dy automatikë, një njëri prej tyre model “Kallashnikov” dhe tjetri “Skorpions”.

Pas kësaj, këta persona nëpërmjet një makine kanë kryer transportimin e frigoriferit në Korçë, ku dhe ja kanë dorëzuar gardianëve të burgut të Drenovës, të cilët pasi e kanë kontrolluar, me duart e tyre e kanë transportuar në qelinë ku qëndronte Admir Tafili. Ndërkohë për tre të arratisurit e tjerë Gëzim Toma, Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj vazhdojnë kërkimet në afërsi të kufirit me Greqinë. Sipas policisë, të arratisurit s’kanë mundur të hyjnë në thellësi nga moti i keq. Po sipas policisë tre të arratisurit nuk e kanë kaluar kufirin, pasi gjenden gjurmë të tyre në fshatin qytezë. Operacioni për kapjen e tyre vijon në Miras dhe në Vidohovë. Forcat RENEA dhe ato të FNSH, gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontrolle të shumta në zonën e Devollit, pasi mendohet se të arratisurit janë fshehur pikërisht në këtë zonë.

 Shkrimi u publikua sot (27.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)