SHBA - Nën panikun e përhapjes së virusit vdekjeprurës “Ebola”, Banka Botërore ka vendosur të financojë 200 milion dollarë për vendet e Afrikës Perëndimore të prekura nga ky virus.
Ishte vetë Jim Jong Kim, president i Bankës Botërore, njëkohësisht edhe ekspert i sëmundjeve infektive, që bëri publik vendimin, teksa deklaroi se fokusi kryesor është në ndalimin e përhapjes së epidemisë në zonat përtej rajonit.
Nga kjo shumë do të përfitojnë Liberia, Sierra Leone, Guinea dhe strukturat e Organziatës Botërore të Shëndetësisë që operojnë në terren.
Aktualisht po mbahet një samit mjekësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të cilin do të diskutohen krizat më të fundit mjekësore.
Ndërkaq, ish-presidenti Bill Klinton i ka bërë thirrje qeverisë amerikane për një investim më të madh në Afrikë.
Vetëm një javë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë alkooli 100 milionë dollarë për këtë qëllim.
Deri më tani, Ebola ka marrë jetën e 880 personave në Afrikën Perëndimore.
Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë që mund të luftojë virusin vdekjeprurës të “Ebolas”.
Edhe pse sëmundja është përhapur fillimisht nëpërmjet gjakut, lëngjet biologjike, lëkurën e njerëzve ose kafshëve të infektuara, rreziku më i madh duket se vjen përmes pikave kufitare për shkak të lëvizjes së njerëzve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com