Frika e luftës dhe kriza në Ukrainë, BE mblidhet nesër në Samitin e Jashtëzakonshëm! Presidenti i KE: Ndryshimi i kufijve nuk ka vend në shekullin e XXI

Frika e luftës dhe kriza në Ukrainë, BE mblidhet nesër në Samitin e Jashtëzakonshëm! Presidenti i KE: Ndryshimi i kufijve nuk ka vend në shekullin e XXI

Foto ilustruese

Në një kohë kur kërcënimet e Rusisë ndaj Ukrainës po bëhen gjithnjë edhe më të forta, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel njoftoi se ditën e nesërme do të mblidhet Samiti për të zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme.

“Përdorimi i forcës dhe detyrimit për të ndryshuar kufijtë nuk ka vend në shekullin e 21-të. Nesër do të thërras Këshillin e Posaçëm Evropian në Bruksel për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me Ukrainën dhe Rusinë.”, shkruan ai.

Përmes një letre ai sqaroi se BE duhet të vazhdojë e bashkuar, ndërsa shtoi se seanca do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:00, në Bruksel.

“Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të jemi të bashkuar, të vendosur dhe të përcaktojmë së bashku qasjen dhe veprimet tona kolektive. Prandaj, dëshiroj t'ju ftoj në një Këshill të posaçëm Evropian të enjten më 24 shkurt, i cili do të zhvillohet në Bruksel dhe do të fillojë në orën 20:00”, shkruan ai.

Çështjet të cilat do të diskutohen gjatë seancës:

  • zhvillimet e fundit
  • si të mbrojmë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla
  • si të trajtojmë Rusinë, veçanërisht duke e mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj
  • si do ta mbështesim më tej Ukrainën dhe popullin e saj

Postimi i presidentit të KE në Twitter

Letra zyrtare

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dren: 23/02/2022 17:04

    ai muhabet ka maru , keta ala ke ura, rrini urte se do ngelni edhe pa gaz edhe do vdisni fare, ju ka mbyt inflacioni rrogat bastarde, cmimet e larta, beni edhe tongerllik, mirese vini ne kontinentin me te korruptuar ne bote europa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej