Frika nga drejtësia ka bërë bashkë ‘bishat’ kundër demokracisë

Frika nga drejtësia ka bërë bashkë ‘bishat’ kundër demokracisë

Berisha, Meta dhe Basha

Nga rënia e komunizmit, figurat politike kryesore që kanë qenë edhe strumbullarët e tranzicionit janë sigurisht Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Fatkeqesisht po këta janë edhe sot shkaktarët e një krize politike që, nëse realizohet, jo vetëm do të mbyse shpresat për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, por ta kthente Shqiperine shumë vite pas.

Fatkeqësia është që të gjithë këta politikanë që ndër vite kanë luftuar me njëri – tjetrin për pushtet e para, sot janë bërë të gjithë bashkë prej frikës se përbashkët nga drejtësia që po vjen. Një e keqe e madhe, në fakt e keqja me e madhe, flet sot gjasme në emër të shqiptarëve, por në fakt nuk përfaqeson askënd. Sot mund të ketë shqiptarë të pakënaqur me shumë gjëra që do ishte dashur të bëheshin më mirë, por nuk ka shqiptar që nuk e do drejtësine e re që po lind. Nuk ka sot shqiptar që nuk e do perspektivën e Bashkimit Europian.

Por ja që Saliu, Iliri, Luli dhe Monika kanë frikë pikërisht nga këto dy gjëra. Kanë frikë nga SPAKU dhe drejtësia që do të bjerë mbi ta dhe kanë frikë nga Shqipëria në BE që nuk do të pyesë më se kush është deputet e kush jo, kush është President e kush ish Kryeministër, por do të zbatojë ligjin njësoj për të gjithë. Prandaj Saliu i firmave piramidale, Saliu i 97 dhe 98, Saliu i Gërdecit, bashkë me Lulin e 21 Janarit, shitjes së detit dhe vjedhjes se rrugës Durrës Kukës janë bërë sot një me Moniken dhe Ilirin qe u kapën duke vjedhur me bllok në dorë.

Katër bisha të tërbuara që bëjnë sikur flasin në emër të popullit, por që në fakt kanë vetëm frikën e tyre. A duhet Shqipëria dhe shqiptarët të sakrifikojnë sërish të ardhmen e tyre për Saliun, Lulin, Monikën dhe Ilirin?/ Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosoavri: 21/02/2019 09:27

    Keta hajanat e thesarit te shtetit,Keta hajnat e takses se popullit,Keta hajanat e votes se popullit.Keta injorantet delirant te identiteteit,perbaluesit e kombit dhe shtetit shqiptar,keta hajant e cdo vlere materiale e shpirtrore kombetare.Zot ruaja Shqiperin nga sonji I tille I shqiptarevet.

    Përgjigju
  • birce: 20/02/2019 22:33

    DJE E AKUZONTE ILIR FLORIRI, SOT ALEATE TE NGUSHTE..... HAJDUTET KANE NJE FYTYRE..... NE BURG DO TE SHKONI...

    Përgjigju
  • Hinglateri: 19/02/2019 23:05

    Kina ja befte nenen qe zgerdhiheni o p*shta

    Përgjigju
  • Konjak: 19/02/2019 22:05

    Zoti Kajsiu ,nese s'do te isha shqipetar ,nese s'do te kisha punuar gjith jeten ne shqiperi neser s'dote kisha ide se c'eshte e c'jane shqiperia e shqipetaret ,edhe mund te te besoja ndonje gje ,nga vreri qe vjell pa kufi .Se pari ata jan kush jane , ~udheheqin politikisht gjysmen e popullit ~.Silogjizmat me drejtesine ,mos i perdor ,se eshte nje retorik e dal boje .Mir keta ,-levizin negativisht- se kan frik nga vetingu e SPAK ;Po te tjeret ,thua se jan vet engjijt ,apo duhet te kuptojme ,se ata zoterinj ,kan qeverisien ,dhe s'tremben nga askush ,sepse te gjitha institucionet i kan fut ne thes dhe u kan lidhur griken .A thua se shqipetaret kan gjetur pranveren ,me kete qeverisie.A nuk e shikon se 70% e shqipetareve jane ne varferi ekstreme .A mund te jetoj nje njeri me 3.70 evro ne dite ,po kur keto lek i mer nje punetor ne dite ,a mundet- se paku- te ushqej edhe femijet .Po 80% e pensionisteve a mund te jetojne me kaq evro ne dite .Por ti ke te drejte qe birbilon si te do trapi,se e ke zhepin plot ,me keto brrockulla qe katranos.Saktesisht ,Barku i ngopur ,se beson te uriturin .Hani e vidhni ,sate mundni ,po do vije nje cast ,qe edhe juve do tu cirret barku dhe thesi.Sa per shqipetaret ,do sakrifikojne,sa te fitojne te drejtat e tyre legjitime ,ndaj cilitdo uzurpusi te te drejtave te tyre .

    Përgjigju
    • mona: 20/02/2019 06:57

      Pajtohem me mendimin tuaj qe ka te varfer dhe pagesat jan te uleta. mirepo nese vihet ne fuqi te vendit te gjithe ata qe duhet te shkojn ne burg per deme te renda kunder popullit per 3 decada rresht qe kan vra e kan pre, kan vjedh floririn e vendit, kan punu gjithe keto vite vetem per veten e vet. A mendon ti se ata do te bejn te varferit te pasur mbase vij ne pushtet? Cfare bene ata deri tani kur ishin ne pushtet? keta te verferit nuk mbin si kerpudh brenda dites. Ata humben shtepite neper piramidat e saliut, lan eshtrat ne fund te detit. ata vrane njeri tjetrin per nje fjal goje me armet e saliut nga '97 e deri me sot. A mendon ti se Saliu me shoke eshte ber burr i mire sot qe i ka ardh veza ne b..... nga vetingu e prap po perdorin parrulen e vjeter, perca e sundo. duke fut injorancen dhe dembelet te shkojn e te vriten per sliun me shoke. un e nuk jam me asnje parti por di te dalloj se kush punon per te ardhmen e kush vetem per veten e vet.

    • Aleksander Dodaj: 20/02/2019 06:36

      Z.konjak une e embere mbiember te saket,ky gazetari ka shkruajtur ashtu sic mund te flase 70% e çdo shqiptari ,pamvarsisht se tu nuk te pelqen,ai nuk ka lavderuar ps se nuk ka vend per ta lavderuar po do apo sdon edi rama e pushteti i ps drejtesia nuk esht program i partive shqiptare po i bashkimit europian e amerikes,drejtesi do bie mbi salen sa do vone qe te jete .Ti mos u ba merak ,a te dhimset se vetem shqiptaret jane te dhimshur me persekutoret e perdhunuesit e tyre e me diktatoret.

  • Ilir: 19/02/2019 22:00

    Shife mor sa bukur qeshin...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin