I dhj….rë , por krenar!

Sali Berisha doli sot nga arresti shtëpiak, por kjo nuk e çliron atë nga statusi i të akuzuarit për korrupsion. Edhe pse prezumohet i pafajshëm për sa kohë nuk ka ende një vendim të formës së prerë, ai mbetet në qendër të akuzave.

Sali Berisha është ende “non grata” në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Në Britani duket pa shpresë, por ngushëllohet me idenë se Donald Trumpi, sipas fjalëve të Belindit, do të “marrë masa” që të të nesërmen që do të kthehet në zyrën e tij, duke lënë pas dore çështje globale si lufta në Ukrainë.

Sali Berisha doli nga arresti shtëpiak, por prapë në oborrin e PD gjeti Flamurin, Albanën, Mond Spahon, Tritan Shehun, ….por ishte shtuar Gazi, Agroni,Tomori dhe Adriana Kalaja ! Demokratët e ndershëm ka kohë që i kanë shpall non grata në oborrin e PD dhe nuk guxojnë as të kthejnë kokën aty se ju hidhet në grykë Ilir Vrenozi i Korçës. Ah se harova ishin dhe nja dy gra në menopauzë të hershme që një zot e di në janë lutur apo kanë qarë ndonjëherë për burrat apo fëmijët e tyre !

Sali Berisha doli nga arresti shtëpiak dhe pse u fut aty vetë se shkeli me këmbë vendimin e gjykatës speciale ( GJKKO) dhe sot me të njëjtën gojë të shthurur falenderoi gjykatësen që deri dje i hodhi suratit , ç’farë i erdhi nga stomaku asaj dhe kolegëve të saj në GJKKO dhe në SPAK !

Sali Berisha doli nga arresti shtëpiak me 330 fjalime të ruajtura në arkivin e tij personal,ku predikonte për Kushtetutën, ligjin, institucionet, lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Por, për 330 ditë me radhë, ai ka shkelur dhe poshtëruar gjithçka që i ka dalë përpara.

Dalja nga arresti shtëpiak i Sali Berishës i dha fund shqetësimeve të banorëve të pallatit ku ai jeton, të cilët më në fund do të flenë të qetë. Por Shqipëria mbetet zgjuar, sepse, siç ndodh shpesh, pleqtë humbin arsyen kur izolohen për një kohë të gjatë

Dalja e Sali Berishës nga arresti shtëpiak ka çoroditur dhe mërzitur shumë Lapaj Qorr Shabanët të cilët deri tani e kishin fushën lirë por nga sot e tutje do ju kërcejë në shpinë si sorrosianë të paguar nga Edi Rama !

Ndërkohë, personi më i gëzuar për lirimin e Berishës duket të jetë Edi Rama. Përballja e tij me Sali Berishën ishte burimi i energjisë politike të tij dhe tani ndjehet i lehtësuar pas një periudhe 11 mujore “jetimi politik”.

Por i gëzuari më i madh i lirimit nga arresti shtëpiak është vetë Sali Berisha , që u rikthye fuqishëm në PD për ti siguruar mandatin e 4 Edi Ramës!
Dhe pas të gjithë këtyre arritjeve Sali Berisha ka arsye legjitime të ndjehet i dhjerë por krenar!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rezi: 28/11/2024 07:54

    e ke shkruar shumë bukur: I dhjerë por krenar. Komentuesit më lart flasin për etikë ndaj Berishës. Po ka më poshtërsisht se flet Berisha fare pa etikë? Në shkrim flitet me shumë edukatë, mësoni Berishën të ketë etikë se na hapën barkun të gjithë deputetë e militantë të tij.

    Përgjigju
  • Po mër po: 27/11/2024 20:00

    Po spiun?

    Përgjigju
  • Ylli: 27/11/2024 19:14

    Notmalisht gjuhe e tille joetike nuk duhet te kish kaluar pragun e medias. Gjsesi duket qe autori dhe ndjesia e tij jane njesoj, si produkt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën