Blindohet kryeqyteti. Ka mbërritur pasditen e sotme në masa të jashtëzakonshme sigurie ekipi i futbollit të Izraelit.
Shoqërimi dhe ruajtja e tyre nga Rinasi në Tiranë është bërë nga forcat speciale RENEA, ndërsa në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Rruga nga Rinasi në Tiranë ka qenë e blinduar, ndërsa makinat janë kontrolluar me rreptësi nga forcat e policisë.
Policia ka bërë edhe një manovër gjatë udhëtimit të ekipit nga Rinasi në Tiranë, pasi dy autobusët që do të transportonin futbollistët kanë qenë bosh, pasi ekipi udhëtoi me 4 furgonë policie, dy para dhe dy pas autobusëve duke u kamufluar për arsye sigurie.
Në gatishmëri përpos forcave shqiptare kanë qenë edhe agjentët e shërbimit sekret të Izraelit, Mossad.
Policia e kryeqytetit bllokoi disa akse rrugore në Tiranë nga ora 17:30 deri në orën 18:30, momenti që ekipi i Izraelit mbërriti dhe lëvizi me autobus nga Rinasi në Hotel Plaza ku është akomoduar.
Informacioni për orarin e mbërritjes së Izraelit ishte 'top secret', pasi policia shqiptare dhe homologët e tyre i tremben ndonjë sulmi të mundshëm nga ISIS.
Mbi 3000 policë do të jenë të angazhuar ditën e ndeshjes, ndërsa edhe gjatë akomodimit dhe stërvitjes para ndeshjes siguria do të jetë maksimale.
Agjentët e Mossad dhe shërbimet sekrete shqiptare janë në vigjilencë maksimale për të shmangur cdo rrezik ndaj kombëtares izraelite.
Shqipëria do të luajë përballë Izraelit ditën e shtunë në orën 20:45 në stadiumin 'Elbasan Arena'.
/Shqiptarja.com

FOTO