NJU JORK- Aktorja amerikane e Hollivudit Angelina Jolie, tha se i është nështruar një mastektomie të dyfishtë për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të kancerit.
Në artikullin me titullin “Zgjedhja ime mjekësore” në New York Times 37-vjeçarja, ka shpjeguar arsyet përse i është nështruar kësaj procedure.
Jolie shkruan se doktorët kishin vlerësuar se kishte 87 % rrezikun e kancerit të gjirit dhe pothuajse 50 % rrezikun e kancerit të vezoreve në mitër. “Kështu unë vendosa që të pararandaloja dhe të reduktoja rrezikun duke hequr të dy gjijntë”, shprehet Jolie.
Aktorja e filloi terapinë në shkurt dhe përfundoi në prill.
Më tej ajo shpjegon se nëna e saj vdiq nga kanceri në moshën 56-vjeçare, një dekadë më pare, dhe inkurajon çdo grua që të marrin në konsideratë këtë sëmundje dhe të kërkojnë ndihmë nga ekspertët e duhur.
Në këtë artikull, aktorja me famë botërore, ka falenderuar edhe partnerin e tij Brad Pitt për dashurinë dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe dhe ka bërë thirrje fëmijëve të saj se nuk duhen të frikësohen.

Në fund të artikullit Jolie ka shkruar se “për çdo grua që lexon këtë artikull, dua tju them se ka opsione për të mposhtur këtë të keqe”.
Angelina Jolie ka tre fëmijë të saj dhe tre fëmijë të adoptuar me partnerin e saj, aktorin Brad Pitt.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com