San Diego, në Kaliforninë Jugore, ka shpallur "emergjencën lokale" dhe "emergjencën e shëndetit publik" për shkak të shqetësimeve për koronavirusin e ri, deklarojnë zyrtarë të qarkut.
Mbikëqyrësi i qytetit, Nathan Fletcher i quajti këto deklarata një masë paraprake që do të ndihmojnë qarkun të koordinojë përpjekjet për të siguruar qasje në furnizime dhe për të mbrojtur shëndetin publik.
Deklarata nuk "tregon një rrezik në rritje për banorët e qarkut të San Diego nga koronavirusi," theksoi Fletcher.
Aktualisht janë dy shtetas amerikanë të evakuuar nga Wuhani, Kinë, të cilët po trajtohen në Qendrën Shëndetësore të Universitetit të Kalifornisë San Diego. Personat u evakuuan më herët në Stacionin Ajror Maram Corps Miramar dhe u testuan pozitivë për koronavirus.
Kujtojmë se, deri tani 443 persona po mbahen nën kontroll nga Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në SHBA, për shkak të frikës së infektimit të tyre me koronavirus. 15 prej tyre kanë testuar pozitivë, 347 negativë dhe 81 janë ende në pritje.
Lajmi kryesor: