Frika nga sulmet terroriste të ISIS
Brukseli "bllokon" jetën normale

Frika nga sulmet terroriste të ISIS<br />Brukseli 
Brukseli është bosh pas alarmit për sulme terroriste si ato të Francës. Ushtarët patrullojnë në rrugë, ndërsa janë në kërkim të të arratisurit nga sulmet e Parisit, Salah Abdeslam.

Miqtë e tij kanë thënë se ai ishte ne Bruskel dhe po përpiqej të largohej për në Siri. Ata kanë thënë se Abdeslam kishte folur në Skype dhe kërkonte që të largohej sa më shpejt nga Brukseli.

Autoritetet belge kanë ngritur nivelin e alarmit në të kuq. Kryeministri Charles Michel deklaroi se ka patur të dhëna të sakta se disa individë me armë dhe eksplozivë mund të kryenin një sulm.

Një nga njerëzit që shoqëron Salam Abdeslam, sipas autoriteteve ka me vete një brez plot me eksploziv. Ndërkohë banorëve iu është thënë që të shmangin turmat. Metrot, kinematë, qëndrat tregtare, kafet, restorantete janë të mbyllura.

Zyrtarët në gjithë botën po zhvillojnë hetime lidhur me rrjetet kryesisht franceze dhe belge, që i kanë kryer sulmet në Paris, me ndihmën e radikalëve islamikë në Siri. Policia në Turqi tha se i ka arrestuar tre militantë të dyshuar të ISIS, përfshirë edhe një shtetas të Belgjikës, i cili është i akuzuar se ka vepruar si informator për planifikuesit e sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris.

Në Bruksel, të cilit shumë njerëz i referohen si “kryeqytet” i Bashkimit Evropian, gjendet selia e BE-së dhe NATO-s, dhe në të gjenden përfaqësues të shumë korporatave të mëdha. Në Bruksel jetojnë një milion banorë.
brukseli
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai