Frikase me mish nga Zonja Vjollca

Frikase me mish

Përbërësit:

600 gr mish qingji ose viçi

2 lugë gjelle miell

2 të verdha veze

1 gotë kos

Kripë dhe piper i zi

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle gjalp

Majdanoz ose koper

1 qepë, 1 degë selino, 1 gjethe dafinë

Përgatitja: Vendosim në një tenxhere një qepë të prerë në gjysmë, 1 gjethe dafinë dhe 1 degë selino. E lëmë ujin të marrë valë dhe shtojmë copat e mishit. (Por mund ta bëni pa qepë e selino, varet nga shijet tuaja).

Pasi mishi të ketë marrë valë, pas 10-15 minutash, shtojmë kripë dhe e lëmë sërish mishin të ziejë, derisa të shkëputet nga kocka.

Ndërkohë shkrijmë gjalpin, hedhim pak vaj ulliri dhe kaurdisim në të 2 lugë gjelle miell. E kaurdisim sa të marrë ngjyrë dhe e shuajmë me lëngun e mishit. Duke e trazuar vazhdimisht, e lëmë të marrë valë për 5 minuta. Trazojmë kosin me vezët sa të na formohet një masë e lidhur. Fikim temperaturën e zjarrit dhe shtojmë kosin me vezët duke e përzierë ngadalë. E lëmë sa të fluskojë një valë e lehtë, i vendosim kapakun dhe e lëmë të pushojë me temperaturën e vet. Më pas e servirim me pak majdanoz dhe koper, sipas preferencave tuaja.

 

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare

Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare