Një tigër në Rusi u hodh nga arena e një cirku drejt turmës pas shembjes së barrierës mbrojtëse.
Tre tigra dhe dy trajnerë ndodheshin në arenën e një cirku në Rostov-on-Don kur rrjeta e varur ra papritur, duke i trembur kafshët.
Tigrat vrapuan dhe më pas njëri prej tyre kapërceu barrierën dhe kaloni në zonën e ulëseve.
Spektatorët reaguan të alarmuar, ndërsa disa prindër mbuluan fëmijët e tyre kur kafsha iu afrua rreshtave të ulëseve. Trajnerët u dëgjuan duke i bërtitur turmës që të qëndronte e qetë dhe të rrinte ulur.
Spektatorët, shumë prej tyre fëmijë të vegjël me familjet e tyre, u shoqëruan shpejt jashtë ambientit pas incidentit. Mediat lokale raportuan se nuk pati të lënduar.
Pas kaosit, tigri doli nga çadra e cirkut dhe vrapoi në një rrugë pranë, përpara se policia rajonale ta kapte dhe ta kthente në kafaz.
Komente











