Frikë në kampin republikan? Mbështetësit e Trump të shqetësuar për paraqitjet e tij pas debatit me Harris

Frikë në kampin republikan? Mbështetësit e Trump të shqetësuar për paraqitjet e tij pas debatit me Harris

Donald Trump

Republikanët kanë shprehur shqetësimet e tyre pas debatit presidencial të së martës mbrëma midis ish-presidentit Donald Trump dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Prolific.

Gjatë debatit të 10 shtatorit, ku Trump dhe Harris diskutuan çështje të rëndësishme si ekonomia, aborti dhe emigracioni, 86 përqind e votuesve republikanë konfirmuan se ende planifikojnë të mbështesin kandidatin e tyre. Ndërkohë 40 përqind e tyre pranuan se ishin të shqetësuar për performancën e Trumpit, shkruan The Economic Times.

“Këto rezultate tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në ndjenjat e votuesve, me shumë republikanë që shprehin shqetësim, pavarësisht mbështetjes së tyre të vazhdueshme për Trumpin. Performanca e fortë e Kamala Harris ka marrë vlerësime pozitive nga votuesit e të dyja palëve,” tha Andreë Gordon, një konsulent i lartë kërkimor në Prolific.

Vetëm 16 për qind e republikanëve e vlerësuan performancën e Trumpit si të shkëlqyer, ndërsa 24 për qind e tyre menduan se Harris kishte bërë një performancë të shkëlqyer ose të mirë. Po aq përqindje republikanësh menduan se Harris kishte dalë fituese nga debati.

Në total, 57 për qind e të anketuarve e shpallën Harris si fituese të debatit.

Komentet e Trumpit që u pritën më me kritika përfshinin refuzimin për të dhënë një përgjigje të qartë nëse do të vendoste veto ndaj një ndalimi kombëtar të abortit, dhe deklaratën se kishte “koncepte” për një plan të kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë në një postim të publikuar të enjten e 12 shtatorit Trump tha se nuk ishte më e nevojshme të bënte një debat tjetër me Harris, duke pretenduar se kjo e fundit e humbi përballjen e tyre edhe pse sondazhet kanë treguar të kundërtën.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025