‘Frikë’ për krizë inflacioni nga lufta me tarifa doganore SHBA-BE! Sejko: Mund të sjellë ulje ekonomike dhe inflacion të lartë! Norma bazë e interesit mbetet 2.75%

Frika e një vale tjetër inflacioni po rritet, ndërsa qëndrueshmëria ekonomike e Shqipërisë, mund të cenohet shpejt nga lufta tarifore që ka nisur prej muajsh mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropës.

“Tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave e tarifave tregtare, mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe inflacion”, tha Sejko.

Kjo pasiguri po shtohet në kushtet kur ekonomia e vendit sipas Bankës së Shqipërisë ndodhet në terren pozitiv, ku pagat e punësimi po rriten ndërkohë që inflacioni po ulet.

“Rritja e konsumit familjar dhe e investimeve të biznesit pasqyron bilancet e shëndetshme financiare, besimin për të ardhmen, si dhe kushtet e favorshme të kreditimit”, tha Sejko.

Guvernatori Gent Sejko u ndal edhe tek vlerësimi i fundit që mori Shqipëria nga Standard&Poors.

“Ky përmirësim ul kostot e huamarrjes së sektorit publik e privat në tregjet e huaja, si dhe rrit atraktivitetin e ekonomisë dhe të sistemit financiar shqiptar për investitorët e huaj”, tha guvernatori.

Në konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës guvernatori njoftoi se është lënë e pandryshuar norma bazë e interesit në 2.75%, pasi i përgjigjet situatës ekonomike aktuale të vendit, dhe është në përputhje me objektivin e tyre për të kthyer inflacionin në objektiv prej 3% brenda vitit.

“Projeksionet ekonomike për të ardhmen mbeten pozitive. Në skenarin bazë, inflacioni pritet të luhatet pranë objektivit, ndërsa ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme në afatin e mesëm. Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është ende i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë”, tha Sejko.

Aktualisht inflacioni është në 1.9%, shumë poshtë objektivit të bankës qendrore prej 3%.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 26/03/2025 17:15

    Europa nuk eksporton NGA SHBA pervecse makina.tani ne eksortojm NGA evropa ushqime se rroba e xhingla minga I kemi NGA kina e turqia.tani PSE do kemi Inflation se kuptoj un.apo sebepi me rrit cmimet.

    Përgjigju
  • Dritan: 26/03/2025 17:07

    Cfare lidhje kane tarifat e SHBAse me Shqiperine ne sjemi ne BE ekonomine Shqipetare e mbajne gjalle emigrantet edhe ata turiste qe vijne, apo po pergatitni terren per zhvlesim te lekut sic keni bere hijena.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Vora humbje 'të ëmbël', katër skuadra zyrtarisht në play-off e Kategorisë së Parë! Erzeni dhe Valbona rrëzohen në të Dytën

Renditja/ Vora humbje 'të ëmbël', katër skuadra zyrtarisht në play-off e Kategorisë së Parë! Erzeni dhe Valbona rrëzohen në të Dytën