Ish-futbollisti i Interit dhe Real Madrid, Roberto Carlos, i cili konsiderohet legjëndë futbolli edhe për shkak të asaj që ka dhënë me Brazilin, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale urgjente në zemër.

Operacioni u krye në San Paolo të Brazilit pasi testet mjekësore rutinë zbuluan një problem me zemrën, shkruan spanjollja AS. Ish-futbollisti 52-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën, do të mbetet nën vëzhgim për disa orë si masë paraprake.

Roberto Carlos i ishte nënshtruar testeve për shkak të një mpiksjeje gjaku të zbuluar në këmbën e tij gjatë një kontrolli rutinë mjekësor. Pas kryerjes së një rezonance magnetike dhe testeve të tjera, mjekët zbuluan se zemra e tij nuk po funksiononte siç duhet, duke çuar në vendimin për ta operuar menjëherë.

Ndërhyrja kirurgjikale, e konsideruar fillimisht e thjeshtë, zgjati pothuajse tre orë për shkak të komplikimeve.