BRAZIL - Pasi fitoi Kupën Libertadores, të ngjashmen e Champions League, Flamengo është shpallur kampion i Brazilit në futboll një javë nga fundi i sezonit. Nga ana tjetër, Santosi i Neymar ende nuk e ka siguruar zyrtarisht mbijetesën dhe këtë e kërkon në raundin e fundit, teksa pret në shtëpi Cruzeiron.
Në Caxias do Sul, Santos fitoi 0-3 kundër vendasve të Juventude. Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me disa raste për vendasit. Në fraksionin e dytë mendoi Neymar që në harkun e 17 minutave shënoi tre gola për të tijtë. Konkretisht në minutat 56-të, 65 dhe 73 ylli i sulmit u kujdes t'i jepte Santosit tri pikë shprese duke e nxjerrë nga fundi i renditjes.
Edhe pse i dëmtuar, Neymar ka rezultuar deçiziv për të tijtë duke i dhënë gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit. Santos është sërish 'në vallen' e mbijetesës, pasi ndeshja e fundit kundër Cruzeiros do vendos shumë.
Komente









