BRAZIL - Sulmuesi i Santos, Neymar, është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të meniskut në gjurin e majtë dhe ndoshta nuk do të shfaqet më në fushë në vitin 2025, sipas gazetës 'Globo'.
Sipas burimit, Neymar ndjeu shqetësim në gjurin e majtë menjëherë para ndeshjes së javës së 35-të të Serie A braziliane kundër Internacional, gjë që e detyroi atë të humbiste ndeshjen. Fillimisht u supozua se sulmuesi do të kthehej në kohë për ndeshjen tjetër, por natyra e dëmtimit doli të ishte më serioze nga sa ishte vlerësuar fillimisht.
Në sezonin aktual, sulmuesi ka regjistruar 25 ndeshje për Santos në të gjitha garat, në të cilat ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë një asist. Kontrata aktuale e Neymar me klubin skadon në fund të vitit 2025. Sipas faqes së internetit 'Transfermarkt', vlera aktuale e lojtarit në treg vlerësohet në 11 milionë euro.
Si të mos mjaftonte vetëm dëmtimi i Neymar, Santos po përballet me një formë sportive që lë për të dëshiruar dhe rrezikon sërish rrëzimin nga elita e futbollit brazilian, pasi ndodhet në vendin e parafundit.
Komente









