Frikëson Erdogan: Turqia do jetë mes 10 vendeve më të zhvilluara në botë

Frikëson Erdogan: Turqia do jetë mes 10 vendeve më të zhvilluara në botë

Presidenti i Turqisë, Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se Turqia synon dhjetëshen e parë të shteteve më demokratike dhe më të zhvilluar ekonomikisht në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ëndrra jonë është ta vendosim Turqinë në dhjetëshen e parë të shteteve më demokratike dhe me ekonomi më të zhvilluar”, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së 80 shkollave dhe 59 sallave të edukatës fizike në Stamboll.

“Ashtu siç rritet, zhvillohet dhe forcohet Turqia, ashtu edhe ndryshon natyra dhe sasia e problemeve me të cilat përballemi. Puna jonë nuk është aspak e lehtë”, deklaroi Erdogan. Presidenti Erdogan foli edhe për operacionin ushtarak "Dega e Ullirit", më saktësisht, për numrin e terroristëve të cilët Turqia i ka neutralizuar në kuadër të këtij operacioni.

Kreu i shtetit turk tha se që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit" janë neutralizuar 3.872 terroristë. Kujtojmë se operacioni "Dega e Ullirit" në Afrin nisi më 20 janar në përputhje me të drejtat e Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Më 18 mars Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) çliruan Afrinin, ndërkohë që kanë vazhduar aktivitetet për pastrimin e plotë të terrenit nga prania e pjesëtarëve të YPG/PKK-së të cilët janë fshehur në zonat malore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 02/04/2018 19:17

    Ju paska premtu me 1 prill tamam per diten e rrenave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur