Frizerja që krijon vepra të pabesueshme artistike me flokët e kuajve (VIDEO)

Melody Hames, 32 vjeçarja nga Mançester-i, është bërë e njohur në mbarë botën si e vetmja frizere që fal pasionit për artin dhe dizajnin, stilizon vepra të pabesueshme artistike me flokët e kuajve. Melodi ka sfiduar status quo-në e qethjes së kuajve. Ajo ka ndryshuar metodat tradicionale duke përdorur qasjen e vet unikale, të cilin e ka nisur së ushtruari që në moshën 9 vjeçare. 20 vjet më vonë ajo u bë frizerja e parë e kuajve në Mbretërinë e Bashkuar, duke ofruar aftësitë e saj krijuese, edukuese dhe trajnuese.

“Aftësitë në kalërim, njohuritë e mbarështimit, pasioni për artin dhe dizajnin, më kanë ndihmuar të identifikojë mënyra të reja, të sigurta  efektive dhe krijuese në qethjen e kuajve” - shprehet Hames.

Melody  ka tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën dhe e ka gjetur veten  në mjaftë publikime televizive, përfshirë CNN./Përgatiti Ilir Çuçi

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike

NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike