Fronti dhe Balli, vështrim analitik
mbi një marrëdhënie të ndërlikua
FNÇ arriti t’i shfrytëzonte kujdesshëm gabimet e Ballit Kombëtar, duke e demaskuar atë gjithnjë e më shumë. Ndërsa, FNÇ vazhdonte të rriste formacionet e tij ushtarake, tregonte njëkohësisht dhe një disiplinë dhe rregulla strikte, madje drakoniane në sjelljen e partizanëve ndaj popullsisë, krerët e Ballit, duket se gjithnjë e më shumë po humbnin kontrollin e vartësve të tyre lokalë.
FNÇ arriti t’i shfrytëzonte kujdesshëm gabimet e Ballit Kombëtar, duke e demaskuar atë gjithnjë e më shumë. Ndërsa, FNÇ vazhdonte të rriste formacionet e tij ushtarake, tregonte njëkohësisht dhe një disiplinë dhe rregulla strikte, madje drakoniane në sjelljen e partizanëve ndaj popullsisë, krerët e Ballit, duket se gjithnjë e më shumë po humbnin kontrollin e vartësve të tyre lokalë. Në këtë përplasje të vështirë midis këtyre dy grupimeve, do të fitonte ai që, në raport me situatën e krijuar, gabonte më pak....
Historiografia komuniste ka glorifikuar meritën Enver Hoxhës dhe PKSH për fitoren kundër pushtuesit dhe marrjen e pushtetit në Shqipëri. Në një analizë, më të thellë dhe në të tjera rrethana, një “meritë” goxha e madhe mund t’i atribuohet edhe gabimeve të nacionalistëve shqiptarë, të cilët nuk arritën të bashkoheshin për të rezistuar së bashku kundër pushtuesit, por edhe kundër rritjes së ndikimit të komunistëve....
Para se të flasim për marrëdhëniet ndërmjet dy grupimeve politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore: Frontit Nacionalçlirimtar dhe Ballit Kombëtar do të ishte e udhës të analizonim shkurtimisht çfarë përfaqësonin këto forca dhe cilat ishin qëllimet afatshkurta dhe afatgjata të tyre.
Fronti Nacionalçlirimtar ishte një iniciativë e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Ashtu si të gjitha partitë komuniste në botë ajo mbështetej në filozofinë marksiste. Programi i saj afatgjatë përfshinte: internacionalizmin proletar, luftën e klasave, diktaturën e proletariatit, madje dhe leninizmin që kishte të bënte me marrjen me dhunë të pushtetit. Por kushtet historike në të cilat u krijua Partia Komuniste e Shqipërisë diktuan një tjetër qëndrim të saj.
Ajo la mënjanë, përkohësisht, idealet e komunizmit tradicional dhe adaptoi një tjetër linjë qëndrimi dhe një tjetër filozofi, atë të frontit popullor nacionalçlirimtar. Kjo linjë politike e adaptuar nga PKSH-ja nuk ishte ideja e saj, madje nuk kishte lindur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo kishte të bënte me platformën të adaptuar nga Kominterni që në vitin 1935, por që u rivitalizua më 1941. Këtë platformë të Komiternin ia parashtruan në mbledhjen themeluese të PKSH: Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, të cilët ishin anëtarët e Partisë Komuniste të Jugosllavisë.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1631
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26