Frrok Çupi: 14 Maji do të thotë Shkodër

Frrok Çupi: 14 Maji do të thotë Shkodër

Benet Beci dhe Bardh Spahia

Gjithçka tjetër në Shqipëri për zgjedhjet e 14 majit, do të jetë njësoj siç ishte. ‘Shkodër loce e tatëpjetë/ siç ka qenë do të jetë’, mund të adaptohej kënga për Selanikun.

Do të fitojnë ata që ishin të fituar, Shqipëria do të ecë po në të njëjtën rrugë ku po bëhet edhe më e bukur; njeriu pozitiv si një valë deti po përhapet në gjithë vendin (njeriu pozitiv e kishte harruar veten); harresa për mizerabilitetin e krijuar pas vitit 1992 po kultivohet rrezikshëm…

Shkodra i bëri vend vetes që të kthehet në ‘planetin e  shndritshëm’ ku njerëzit i venë syrin qiellit për të shijuar ndodhinë.

Kryeministri i Republikës, Edi Rama, ia arriti të pikturojë portretin e parë të kryebashkiakut yll ku i kanë sytë të gjithë. Edhe kjo është e vetmja e llojit në tre dekada; të tjerat janë njësoj si njëra- tjetra.

Shkodra kësaj here i ka vënë emrin e vet datës 14 Maj. Jo pse është tjetër gjë kandidimi i Benet Becit, tridhjetë vjet pasi kishte fituar e ‘njëjta gjë’ dhe kishte bërë atë që ishte aty.

Me kryetar bashkie Benetin, Shkodra, sigurisht ndryshon e tëra. Ndryshon si ‘shoqet’ në Shqipëri që janë zbukuruar e presin qetësisht zgjedhjet si spektakël, jo si luftë boshe.

Shkodra deri tani është vënë në ‘ring’ mu në arenën e boksit. Shkodrën e kanë grushtuar dhe e grushtojnë politikisht. Çfarë them me fjalën ‘ring në boks’? Gjeografikisht dhe politikisht Shkodrën e kanë gjetur dhe gozhduar mu në cepin ekstrem të fushës shqiptare. Është cepi më veriperëndimor në hartën e vendit. Ideja e ‘antikomunizmit’ iu injektua Shkodrës më së shumti pas 2 prillit 1991; para kësaj date ishte si shoqet.

Atë ditë në Shkodër ishte lënë që të shpallej ‘Republika e Shkodrës’. Kishin ardhur liderët e PD nga Tirana, disa qitës të armatosur që mbinë aty në shesh ku ta dish se nga, disa forca të armatosura nga pushteti komunist, dhe tre a katër vetë nga shërbimet sekrete serbe.

Pasi Shkodra nuk pranoi t’i ndahet hartës së vendit, projektuesit e ‘Shkodrës antikomuniste ekstreme’ vranë katër dëshmorë të demokracisë. Por qëllimi ishte sidomos eliminimi i Arben Brocit, që ishte student nismëtar i Demokracisë, më i besueshëm se ata që dolën në krye të protestës dhe në krye të PD, qytetar i admirueshëm, më i shkolluar e më i edukuar se ata, që bënte hije … Duhej eliminuar dhe ashtu ndodhi.  Shkodrën e morën në dorë dhe i bënë shpëlarjen e banorëve dhe shpërndarjen e trurit.

Gjithë kohës Shkodra është mbajtur si ring në cep, me shpresë se një ditë do të mund ta përdornin edhe si arenë eksplozioni në rajon.

Mund të mos fitojë Benet Beci, por kjo do ta vinte Shkodrën prapë në cepin ekstrem të përparimit.  Të gjithë që flasin thonë se Beci fiton në Shkodër.

Atëherë Shkodra ndërron qasjen me jetën, nuk do të ushqehet e vishet më me politikë, por me hijeshinë e njeriut dhe qytetit. Në vend që të mbetej në cep, do të kthehet në një kryqëzim të madh ku kalohet drejt qytetesh dhe shtetesh, rrugëkalimi i gadishullit: Greqisë, Turqisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë drejt Europës. Këtej kalohet për në kontinentin tonë; fat i keq që e kishin vënë në ring, e boksonin e nuk e linin të shikonte.

Me fitoren e Benetit, nënprefekturat historike të Shkodrës, jo të gjitha do të gëzohen. Mirdita, Kurbini, Nënshkodra, Bregmati, e ku ta dish…, mund të vihen para surprizës. Deri më tani ishin mësuar ‘hani pini sa të doni/ sa të jetë lala Gjoni (Shkodra)’. Në Shkodër merrnin ushqimin, veshjet por edhe armët. Më vonë morën edhe habitatin ‘antikomunist’. Nënprefekturat që përmenda mund të votojnë jo për vete por për ‘antikomunizmin’, dhe këtu bëhet dallimi i papritur. Sepse Shkodra atëherë do të ketë dalë prej ‘ringut’ e po përparon.

Ose do të mbeten të gjitha nën një çati që nuk ekziston më e që iluzionon me parashtesa “anti”, anti- kujt të duash…, por jo ‘pro’.

Zgjedhjet e Shkodrës kanë mbërritur në kohën dhe sheshin ku vizatohet Shqipëria dhe Ballkani. Të tjerat dihet se si do të jenë në 14 Maj- siç ishin.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkodra e paster: 06/05/2023 12:09

    jepi nii shjelm perfundimtar ketij komunistit djathtas dhe krietarit te tij non grata qe djeg shkolla per tu bere kryetar bashkie o benet

    Përgjigju
  • Tirana: 05/05/2023 18:24

    Nese behet fjale per NDRXSHIM , ka vetem nje ne keto zgjedhje , SHKODRA jone , e cila do fshije pergjithmone flamen BERISHIANE dhe do t’i kthehet KULTURES SHKODRANE . Nji zotni shkodran, nuk munet me pranu nji malcor tropojan , boll asht boll …..

    Përgjigju
  • Kurr komunist: 05/05/2023 14:51

    O frrok qyqi p spiun plak. Shkodra nuk duron benetat e komunistave si eama e as ripjedhjsat pleq si puna jote. Kurr komunizmi skanhyre e sdo hyje ne Shkoder se shkodra eshte blu dhe blu do rrije. Rama ik

    Përgjigju
  • Isa: 05/05/2023 14:51

    Bravo shkrim I goditur!Respekte per Shkoder locen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë