Frrok Çupi: Bëri akt tradhtie ndaj SHBA dhe NATO-s, Meta do ishte arrestuar nëse bllokimi në Rinas zgjaste dhe disa orë
Presidenti Ilir Meta dhe analisti Frrok Çupi
Ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, u diskutua në lidhje me përfshirjen e presidentit Ilir Meta, në fushatë. I ftuar në studio ishte analisti i njohur, Frrok Çupi, i cili u shpreh se presidenti e ka braktisur postin e tij dhe kushtetutën.
“Ka shkelur dy nene, atë që nuk mund të mbajë pozicione të tjera. Nuk mund të ushtrojnë asnjë kompetencë tjetër që nuk është në kushtetutë.
Merret ndërkohë me fushatën e një partie, që në fakt është partia e tij dhe ushtron kompetenca të tjera që nuk janë për presidentin”, tha Çupi.
Sipas analistit të njohur, Meta po kryen akte kundër ligjit dhe parlamentit. “Ai nuk e çan kokën për kushtetutën”, tha Frrok Çupi.
Ndërsa duke folur në lidhje me bojkotin e kontrollorëve të aeroportit të Rinasit, Çupi u shpreh se pas zgjedhjeve të 25 Prillit, Meta mund të arrestohet nga NATO.
“Bëri një akt tradhtie ndaj aleatëve të tij, SHBA dhe NATO. Nëse bojkoti i hapësirës ajrore, do të kishte zgjatur qoftë edhe disa orë, Meta do të ishte në pranga. Do të ishte arrestuar në kushtet e flagrancës nga NATO.
Fati i Metës është parashkruar, prandaj është në krizë. 25 Prilli nuk sjell asgjë për Metën, thjesht në llogaritjet që do të bëhen nga aleatët.
Problemi tjetër është SPAK, që ka shumë dosje për Metën dhe kompaninë e tij”, tha analisti i njohur.
Sipas tij, Meta ka rol zero në këto zgjedhje, ai vetëm bën disa njerëz që të shkojnë të votojnë.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
86.2%
-
Pak
8.3%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 806
Lajme të tjera
-
VIDEO/Makina përfshihet nga flakët, momentet dramatike kur shoferi shpëtohet nga kalimtarët!
23 Prill, 09:38
-
SHBA/ Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet e 2016, i dha para pornostares që të heshtë! Avokatët: Padia e pabazë
23 Prill, 09:29
-
SHBA/ Protesta në mbështetje të palestinezëve dhe tensione në kampuset e universiteteve (VIDEO+FOTO)
23 Prill, 09:02
-
Raporti i DASH: Cila ishte gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2023?
22 Prill, 22:22
-
E rruajnë, e rruajnë!
22 Prill, 20:34
-
Distanca 'higjenike' Berisha-Meta
22 Prill, 20:11
-
Durrës, Meta me delegatët e Konventës: Dëgjoj që Ilir Meta është bërë diktator! E thonë ata që nuk marrin as 20 like
22 Prill, 20:01
-
Ylli Pata: Zgjedhjet që nxorën jashtë loje 'dyshen legjendare'
22 Prill, 20:00
-
Konflikti me Dumanin, Vokshi në 'Studio Live': Meta ka pësuar traumë! SPAK duhet inkurajuar
22 Prill, 17:16
-
Ambasadori i BE-së: Mbështesim institucionet e reja të drejtësisë! Puna e tyre, çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit
22 Prill, 16:36
-
VIDEO/ Ish deputeti dhe ish këshilltari i Metës, Ralf Gjoni mbi 3 orë në SPAK: Dëshmova për kohën kur mbaja poste shtetërore
22 Prill, 13:45
-
Meta përgatitet me susta për të protestuar poshtë ballkonit të Berishës: Pas Konventës, do këndojmë ‘Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha’
22 Prill, 13:37