Frrok Çupi: ‘Bjeruni dhe shtypini!’, vetëm një minutë pas Samitit

Frrok Çupi: ‘Bjeruni dhe shtypini!’, vetëm një minutë pas Samitit

Rama me liderët e Rajonit

Imazhi është marrë nga poezia e famshme e Nolit, ‘Anës Lumenjve’: “Ngrihuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini, katundar’ e punëtorë,që nga Shkodra gjer në Vlorë!’ shkruante poeti në vitin 1928.

Por ngjarja është sot.

Po flas për sot, tamam 17 korrik 2023, ora 15.40. Sigurisht, për ‘revolucionin e kombit’ kjo minutë nuk ishte e rëndësishme, por për mua- për jetë a vdekje. Bash në atë minutë mu bë se erdhi fundi.

Kam qenë në rrugën që bashkon ambasadën e Amerikës me Stadiumin Arena. Pikë e vapës, asgjë nuk pipëtinte në ajër as në rrugë. Veçse kur u shfaqen ca makina të mëdha e me sirena si tajfunë, ato dhe unë të vetmet. Me drita dhe sirena më bënë sinjalin që të ‘zhdukesha…, ku të duash zhduku!’. Bëra të pamundurën. Hyra me gjysmën e makinës në korsinë e biçikletave. Nuk mjaftoi. Para meje u ngjitën si krah për krah tre makina të tmerrshme, tre me sirena, asnjë centimetër nuk ngeli më për mua. Nuk kishte mbetur jetë më shumë se dy a tre sekonda…

Makinat e Policisë shoqëronin udhëheqësit e Samitit.

Njëra prej tyre, ajo më e pa shpirtia, po më shkelte me dashje. Pastaj do të raportonte një sukses policor, sigurisht. Çfarë e mbajti atë bina vdekjeje, nuk e di. Vetëm katër centimetra larg prej meje. E shava, i thashë ‘idiot, çfarë bën kështu’, por ai kishte fluturuar ndoshta mbi makinën time.

Kjo ishte minuta pas Samitit të Berlinit, gjysma e të cilit u zhvillua në vilën e Mehmet Shehut i vrarë nga vetja e gjysma tjetër po zhvillohej në vilën e Ahmet Zogut, i ndjekur nga Enveri. Policia kishte marrë detyrën që të shtypte këdo, (mua në këtë rast), mjaft që njeriu i shtypur të ishte një gjë e vogël, të mos ishte terrorist, të mos ishte as ministër, as kryeministër, as president.

Njeriu gjithnjë është një gjë e vogël.

Unë, në atë rast, isha shumë herë më i vogël. Aq më tepër që makina ime është ‘Smart’, sa një lodër fëmijësh. Po të ishte e madhe makina ime, për policinë do të thoshte ‘mos prek!’ se është shoku ynë. Po unë ç’u hyja në punë me atë far vogëlsie. Policia është bërë bishë para të vegjëlve, të paktën qysh se u zbulua ‘ fisi-shtet’ në Krujë ku ra një principatë.

Aq më tepër që vetë ministri i ri u ka bërë thirrje: ‘Mos pyesni për askënd’, që do të thotë ‘shtypini e bjeruni’ pa mëshirë.

Ministri i ri u bëri thirrje edhe që çdo të vogël që kapni në gabim, ‘silleni te unë’.

Më erdhi jehona e fjalëve të Berishës në Tropojë në vitin 97, e mu dridh mishtë. Edhe ai u bëri thirrje rojeve për një djalë tropojan që i bëri zhurmë në miting. “E dua në Tiranë, e dua me vete, merreni, e dua atje!’, thërriti Berisha si të thërriste për një berr. Pak më vonë e vranë në Tropojë.

Mua do të më shtypnin në vend, krejt kollaj.

Makina ime Smart, e vogël sa një guaskë, as kishte pikë vlere. Me këtë makinë më kanë bërë ‘të vogël’ të gjitha pushtetet mbi mua.

Këta të Berishës që shajnë e kërcënojnë nëpër fb më drejtohen: ‘ Hë more, u bëre ti kundër legjendës?!”. E di ç’më shkruantë njëri? “Të njohim, mos ki gajle, edhe makina Smart të nxjerr tym. Nuk të vjen turp me atë makinë”.

Këta të Policisë tani as më llogarisin, e shikojnë në rrugë e nuk e venë re makinën time.

Edhe vëllai im, kur shkoja, bënte humor: ‘A me këtë lavatriçe paske ardhë?’.

Sot ishte Samiti i Berlinit e mund të shtypesha si dëshmi e suksesit të Policisë. Këta ishin gati të raportonin se ‘një vdekje e vogël ndodhi, por punë Smarti’. Policia po ruante udhëheqjen e katër shteteve, një gjë e madhe. Shteti ynë nuk është si Berlini që nuk i shtyp të vegjlit pse vijnë të mëdhenjtë në qytet.

Çfarë bëhet nesër?

Dikush tjetër mund tu duket ‘i vogël’

Këta të devotshmit e sotëm, nesër do të shkruajnë tjetër letër për ‘mbretin’. Do ta kërcënojnë “O vdis ti mbret, o lëre revolucionin’.

Ndoshta edhe sot nuk e kishin me mua, por me mbretin si inferiorë para tij dhe me Smartin tim si ‘racistë’ që vrasin cilindo të vogël në rrugë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 18/07/2023 14:05

    Edhe Ty o Brut "Duan te te vrasin"?SA do me behej qejfi qe policia te kryente detyren ne menyren me rigoroze ne dobi te popullit e vendit,pa pyetur per per kedo qe shkel LIGJIN.

    Përgjigju
  • Arbëri: 18/07/2023 13:16

    Dhe ti ta thërrit ” björnide Kosovarve o serb të mallkuar, vazhdoni aty ku e lat” se Tani e keni edhe gjeneralin shqipfolës që do u ndihmojë , kështu e deshiron Apo e paramendon ti Apo jo …???

    Përgjigju
    • Ben: 18/07/2023 14:06

      o arber loshi nga skandinavia na shkruake, a pismilet ik mos na çaj trapin

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite