Frrok Çupi: Makbethi në familjen Berisha

Frrok Çupi: Makbethi në familjen Berisha

Familja Berisha

Sot, kur dhëndrit të Berishës iu hoqën prangat, rrallëkush e priste që të reagohej ashtu. Njerëz nga publiku, në përgjithësi, tundën kokën  dhe lëshuan frymën: ‘Aha, edhe Drejtësia e re u bë e vjetër!’’. Sidomos shumica qytetare që e ka marrë ‘me shpirt’ Drejtësinë. Ndërsa vetë familja Berisha reagoi me një heshtje në ngjyrë plumbi. Në familje as e prisnin  as e donin lirimin e dhëndrit, sot në 21 Nëntor. Me të tjera tone ishte përcjellë burgosja e dhëndrit në datë 21 tetor. Vetë ‘mbreti’, në moshë afër 80, shpërtheu në gulshe që nuk dalloheshin a ishin nga e keqja apo nga gëzimi. Ata që dinë t’i lexojnë ‘grimasat’ e Saliut, e kuptonin shumë mirë se atë ditë ndihej ‘i realizuar’.

Makbethianët mund të kishin thënë se Saliu kishte pasur një ‘deal’ të fortë me SPAK për të realizuar planin e burgosjes së dhëndrit. Por edhe sipas Kanunit shqiptar, shpjegimi i shenjave të çon në këtë pikë. Sipas shenjave, kur Saliu i çoi fjalë mikut (babait të Jamarbërit, Luan Malltezi), se ‘ke një djalë të shkëlqyer’, kjo ka kuptim kapital. Kuptimi ishte i qartë: ‘Tani mbaje djalin tënd, unë kam fëmijët e mi’. Siç lëshohej gruaja në zakonet e Mesjetës; vinte një ditë që çohej në derë të prindit.

Që atë ditë, askush në familjen Berisha nuk u mor më me dhëndrin; lufta e ‘mbretit’ për të djegur Parlamentin u ndez vetëm për të mbrojtur lëkurën personale të mbretit.

Data 21 Nëntor, me lidhje thuajse Masone me 21 Tetorin, ra si surprizë në këtë familje. As e prisnin e as e donin lirimin e dhëndrit.

Çfarë ndodhi në 30 ditëshin Masonik?

Ose ka ndodhur njëra, ose tjetra; arsye të tretë nuk ka:

E para, që gjatë kohës në burgjet ‘e Ramës’ tharmi politik i Jamarbërit u sterilizua dhe tani nuk vlen më për fronin e mbretit- kjo është e para. Ai ishte kandidat për kryetar i PD, madje vetë sekretar. E dyta është se gjatë muajit të mungesës, gjërat dhe rolet kanë ndryshuar në familje. Fati, deri në 21 Tetor, i kishte shënuar Jamarbër Malltezit që të luante rolin e Makbethit, ‘të vriste mbretin dhe t’i zinte vendin’. Edhe të shoqen e kishte me vete, siç është shkruar në tragjedinë e Sheksipirit. Me këtë rast evitohej edhe ‘lufta e përgjakshme’ për pushtet mes vëllait e motrës: Asnjëri nuk do ta merrte fronin, por në fron vinte një i tretë.  Në fund të fundit, ‘vrasja e babait’, siç thonë në fjalor politik, po afron. ‘Vdekja politike’ tani është një realitet; Sali Berisha është një mbret gjakatar që urrehet nga shumica dhe nuk ka as më të voglin besim politik. Edhe familjarët e  tij kanë nisur ta përqeshin si të ishte një homeless; sidomos gratë.

Kur Policia trokiste në derë e thërriste ‘duam Sali Berishën’, Liria- e shoqja, u thoshte se ‘nuk ndodhet në shtëpi’. Sipas kodeve ku ka lindur edhe Saliu, burri që nxjerr gruan për të hapur derën e burrave, ka rënë në pozita të ulëta. Gruaja, në këtë rast, përgjigjet: ‘Kjo shtëpi nuk ka burra!’… Edhe e bija e bëri ‘hasha’ të atin mbret. Ajo u tha se ‘Sali Berisha nuk banon në katin e tetë, por në katin e katërt…, atje poshtë!’. Bija, Argita, deri tani ka mundur të ‘lërë atje poshtë’ një mbret dhe dy ‘Makbethë’ meshkuj të familjes. Herën e fundit, ‘bija e mbretit’ kreu akte të forta ‘me kode’ që lexohen si gjurmë pranë majës së mbretërisë: E para, doli bulevardit të Tiranës, e veshur klass sipas saj, me ndryshime kirurgjie në fytyrë, dhe sfidonte. Shumë kush e lexoi këtë akt sikur ‘bija e mbretit’ po sfidonte Drejtësinë, gjykatat, fatin e sa, krejt popullin…. Por nuk lexohet kështu. ‘Bija e mbretit’ po sfidonte vetë mbretin ekzistent dhe Makbethin kandidat, Jamarbër.

Ajo po dëshmonte se ‘e mban fronin edhe pa një burrë’ të lirë në krah. E dyta, Argita pagoi shtrenjtë një ekran televiziv, ku foli si zëvendësuese e ‘Mbretit’, aspak si grua me burrë në burg, as si juriste. Pastaj nxiti komentuesit e medieve sociale që të shkruanin më pasion: ‘Ja! Ja, kjo është kryetare e PD’, domethënë ‘kjo është mbretëresha’. Ndërsa Saliu e ka humbur kordhën me kohë. Tani i duhet të futet në shtëpinë e sekuestruar dhe të presë që gratë të përgjigjen pas çdo trokitjeje: ‘Nuk ka burra, jo, nuk ka burra kjo shtëpi!’.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut