Frrok Çupi: Në PD po vinte një kometë, por… s’erdhi

Frrok Çupi: Në PD po vinte një kometë, por… s’erdhi

Ish-kryeministri, Sali Berisha

A erdhi akuza nga gjykata e New Yorkut?… Thuajse dy netë e ditë, liderët dhe militantët erdhën rrotull selisë duke pritur…

Prisnin..
U duk se po shfaqej prapë një film i kahershëm me dy vajza adoleshente, ku e para tentonte t’i dëshmonte tjetrës ‘ardhjen e gjë shpirti’ nga qielli. E para kishte bujtur në ‘çabanen’ e gjyshit të saj bari diku në malet e Francës. Pa zbardhur ende dhe pa ikur ende nata, bash në atë çerek sekonde, vajza ndjeu se u ça qielli, u ça e solli një ngjyrë blu. U mahnit; dhe sa u zbardh mirë vrapoi te shoqja e saj. Të nesërmen, po në atë sekondë do t’i dëshmonte çastin blu që përjetoi. Pritën gjithë natën. Por në atë çast nuk ndodhi asgjë… Pastaj edhe të nesërmen, por përsëri asgjë. Gjyshi deshi t’i qetësonte vajzat dhe u tregoi histori me ‘kometa’.

-Ndoshta ka qenë një kometë- u tha.- do të vijë prapë!.

Vogëlushet mbetën duke pritur, pa asnjë shpresë tjetër dhe pa asnjë mundësi të tyre që ta ndryshojnë atë realitet.
Ja kështu ndodhi kësaj here me ‘vogëlushen’ 32 vjeçare PD. Dikush lëshoi alarmin se ‘një kometë po vjen si shpresë, po vjen nga New York’, dhe ata dolën rrotull selisë e rrotull pallateve në Tiranë. As PD, njësoj si adoleshentet, nuk ka pikë mundësie apo kapaciteti në kurmin e vet që të ndryshojë ndonjë gjë, thjesht pret kometa ose shpirtra nga qielli.

Pritej fantazma e një zyrtari shumë të lartë të FBI. Ai sapo u arrestua në policia amerikane në Manhattan. Shpresa e parë për PD shkrepi menjëherë:

Charles McGonigal (emri i amerikanit të FBI) ishte perceptuar se gjatë postit zyrtar kishte qenë në Tiranë, madje kishte takuar edhe kryeministrin Rama… Kjo ishte e tëra, çfarë priste adoleshentja e parë. Një aktivist i PD që di edhe gjuhë të huaj, bëri foto të dy gazetave amerikane ku shkruhej se ‘Charles McGonikal ka qenë në Tiranë dhe ka takuar PM Rama’.

-Po- tha kryeministri shqiptar- shefin e FBI për New Yorkun e kam takuar, jo një herë, por katër herë, në zyrën e qeverisë.
Domethënë se kryeministri kishte kryer detyrën shtetërore dhe pas kësaj nuk fshehu asgjë. Këtu ka ndodhur që një kryeministër i PD ka vrarë katër vetë, në sy të të gjithëve, para zyrës së tij dhe e ka fshehur krimin.
Në këtë moment, kometa e ‘adoleshentes’ nuk mund të shihej më qartë.

… Pritej që zyrtari i lartë amerikan McGonigal të sillej në selinë e PD dhe aty t’i bëhej gjyqi; aty ku në 8 janar u bë ndeshja me mjetet e Mesjetës së hershme. Aty nën hunj, agjenti amerikan do të zbulonte se ‘kam marrë para nga Edi Rama për të prishur PD-në’. (Sikur PD ishte shtëllungë leshi dhe prishej siç bëjnë gratë me furka).

Edhe ky moment ardhjeje ‘u prish’. Zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal u deklaruar i pafajshëm në seancën e parë në gjykatë, sipas Zërit të Amerikës. Anëtarët e gjykatës thanë që ai shprehej i pafajshëm. Sipas VOA, McGonigal nuk është pyetur për takimet me Ramën.

Prapë, asgjë nga shpresa qiellore për fatin e PD.

… Pritej që një shqiptaro- amerikan që ‘i ka dhënë 225 mijë dollarë’ atij agjentit- armik i ri i PD, të deklarohej se ishte nga Bregu, mik ose nip me Spiro Kolekën. Mirëpo edhe në këtë shpresë mëngjesore dështoi ‘çarja e qiellit blu’ në malet te gjyshi. Agron Neza, vëllai i kolegut tonë në parajsë- Agim Neza, është tropojan; madje mik i afërt me ‘kokën’ sokratike të PD, zotin Sali Berisha dhe zotin Azem Hajdari. Kur prapë zoti Berisha rrejti se ‘nuk e njoh’ këtë që kam në krah, vetë Agroni shkroi një letër për të gjithë.


-Si more nuk më njeh ti? Jemi tropojan e kjo po më pengon të të çoj në gjyq, por ti vdiqe të rrije pak me familjen tonë atëherë. A, po, Edi Ramën nuk e njoh, vetëm dy minuta e kam takuar në zyrën e tij bashkë me zyrtarin amerikan. Paratë, 225 mijë dollarë, ia kam dhënë unë mikut tim Charles. Kjo është puna ime, jo pazari yt. Unë ia kam dhënë dollarët e mi mikut tim që të m’i kthejë. S’kemi blerë as PD, as PL, as PR, asnjë parti. Kjo që bën Sali Berisha është akt shumë dashakeq e djallëzor…

Nuk doli gjë as me këtë shpresë për ardhje komete..
Kështu presin këta një jetë të tërë.

Priste Sali Berisha që nga mëngjesi në drekë; priste te hotel Vollga, që u quajt ‘Drini’ në Tiranë. Dy a tre ditë para, tropojanët (të paktë) që jetonin në Tiranë e mësonin se ‘shoku Bajram Neza po vjen për mbledhje’. E kishin si ditë ‘zgjimi’. Bajram Neza, babai i Agron Nezës, ishte sekretar i parë i Partisë në Tropojë e herë kryetar i Pushtetit. Këta e dinin se ‘shoku Bajram’ sapo del nga mbledhja në zyrat qendrore, mblidhet për drekë te ‘Vollga’, dhe i mblidheshin këta tropojanët e Tiranës. I pari ishte Saliu, dhe të dytët- ata që lejonte Saliu. E shqyenin me sy, ia rrufisnin fjalët, i lavdëronin makinën ‘Fiat’ që parkonte te dera, e pyesnin ‘si e kemi Tropojën tonë?, ‘a e takove Xhaxhin’?, dmth shokun Enver ’… I kam pasur të gjithë miq, por kjo pamje ma shpifte; përsëritej çdo muaj.

Tani kjo ‘kometë’ është e vetmja që nuk pritet më.
E fundit dhe e vërtetë ka qenë ‘Halley’ që ka kaluar fuqishëm në sistemin tonë Diellor. Për herë të fundit kaloi në vitin 1986; i duhen 75 deri 79 vjet që të vijë rrotull për herë të dytë. Domethënë PD do të presë vitin 2061 për një shpresë të re.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 26/01/2023 20:20

    Erdhi kometa zoti Cupi; komete jo si te tjerat, komete babalerie.

    Përgjigju
  • Bukurie: 26/01/2023 19:44

    Nuk shkruhet ma sakt Frrok boll ke thene por kujt ja thua Sali Berishes qe e shkaterroj Shqiperine ne menyren me te keqe , bemat e tij fame keqe Nuk do te harrohen kurre nga populli yne I vuajtur dhe qe po e kerkoj paqen per 32 vite dhe kurre Nuk e gjeti, Saliu eshte I pandreqshem , eshte komunist I perkedhelur, ai burre lindi vetem per shkaterrim, Vrasje,djegje,dhe mbolli nje korrupsion qe Nuk shkulet kurre ne shqiperi, ai burre plak eshte fatkeqesia me e madhe e kombit, qe lufton te marre pushtetin me revolution por kjo enderr e tije eshte e parealizueshme dhe e Pa shprese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen