Frrok Çupi në Repolitix: Berisha 'tirani' i fundit në Ballkan, pas Millosheviç dhe Izetbekoviç, prandaj është e vëmendshme Amerika

TIRANË- Analisti Frrok Çupi e ka konsideruar Sali Berishën 'tiranin' e fundit të Ballkanit duke e krahasuar me figura si Millosheviç e Izetbekoviçin. I ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report TV, sipas Çupit Berisha nuk i ka sjell asnjë të mirë vendit dhe që është një kërcënim për paqen në Ballkan.

E pikërisht për këtë arsye Amerika e ka në vëmendje Ballkanin Perëndimor dhe e ka shpallur non-grata Berishën.

"Ky është një gadishull plot probleme, është ndryshe ky gadishull dhe ndryshe Venezuela. Ndryshe krijohet tirani këtu dhe ndryshe në Venezuelë. Këtu tirani ndërtohet në bazë të pasurisë dhe tribusë. Këtu dominon një shoqëri fisnore dhe këtu dominon pasurimi shumë  i madh lidërve. Një individ të pasurohet dhe jo më një lider, në teorinë e shteti përbën rrezik për paqen e kombit. Qevertië në këtë shekull përgatien të përballojnë individët e pasuruar. Teknologjia e bën individin e pasuruar të rrezikshëm. Ky është problemi në Ballkan. Aq më shumë, që ne kemi tani të paktën Berishën si një lider dhe ndoshta edhe Presidenti Republikës tani, njerëz të pasuruar pafund, të cilët bazohen mbi një shoqëri tribale. Sidomos PD me Berishën në krye, edhe partia vetë është fisnore. E gjitha kjo krijon shancet që paqja në Shqipëri dhe Ballkan të rrezikohet nga kjo kategori. Prandaj është e vëmendshme Amerika në këtë rajon. Ishte para Berishës me Millosheviçin, ishte para Berishës me Izetbekoviçin, ai ishte i mençur se iku nga kjo botë pa ndonjë traumë, po mbante në kurriz krime shumë të mëdha, ishte mbi Franjo Tudjman. Këta janë tiranët e Ballkanit që dolën pas viteve 90'. Berisha? Unë besoj se po. Ai është i fundit i tiranëve në Ballkan që prodhoi post-komunizmi", u shpreh Çupi.

Deklarata e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për Piramidën, sipas Çupit ka mesazhe të fshehta.

“Berisha e kërkon sherrin vetë edhe pasi është goditur nga superfuqia dhe sfidon dhe të njëjtën sfidë përdor dhe Amerika, por më me takt dhe elegante. Kim flet në mënyrë shumë të figurshme, përmban 2 mesazhe të mprehta, e para që është një periudhë e lënë pas, ajo e diktaturës dhe opozita mbahet pas komunizmit dhe nuk ka asnjë kauzë tjetër dhe e dyta është mesazhi i një epoke të re, inovacioni është ajo çfarë kërkon Amerika”, tha Çupi.

Mes të tjerave në 'Repolitix' u diskutua edhe në lidhje me takimin që u mbajt sot mes dy presidentëve Biden-Putin.Nga sa është raportuar nga mediat ndërkombëtare prestigjioze, Ballkani Perëndimor nuk ka qenë pjesë e diskutimeve mes dy palëve. Sipas tij kjo e ka një arsye pasi preken interesat e të dy palëve.

"A është Ballkani një çështje që duhej të kishte zënë vend? Duhej. Besoj se asnjëherë nuk ka kap pasur një fokus të drejtpërdrejt me Ballkanin. Mos të harrojmë pozitën tonë ne jemi Ballkan, jemi Mesdhe dhe e treta jemi në mes të hartës së Europës. Është një gjë e shenjtë të flasësh për Ballkanin është një gjë kaq delikate dhe kaq e panevojshme sepse preken interesat e të dy palëve fort. SHBA dhe Rusi kanë interes në Ballkan, pa Mesdheun s'do kishim fuqinë ruse dhe amerikane. Kështu që interesat janë aq të mëdha saqë nuk preken. Kjo është një zonë që është aq delikate saqë do zinte vend ajo fjala që Ballkani është fuqi barut. Në dimë farë hapur një gjë, që nëse nëpërmjet asaj çfarë ka bërë Rusia që nga viti 2016, që organizoi tre gushte shteti në Ballkan. Janë tre grushte shteti, nuk i vë dot gisht, por janë grushte të njëjtit lloj, të të njëjtit stil. Ajo çfarë lexojmë në kohët e fundit është një vëmendje të SHBA në rajonin tonë. Ka indice të një tentative të një ndërhyrje të Rusisë në këtë vend", u shpreh.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nosi: 17/06/2021 04:39

    Mire qe jane te rrjedhur dhe tredhur por pse na i nxirni te tille surreter aman!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit, gjyshi dhe kunati i tij dalin para Gjykatës së Durrësit! Pamjet brenda kafazit të qelqtë

Zhdukja e 3-vjeçarit, gjyshi dhe kunati i tij dalin para Gjykatës së Durrësit! Pamjet brenda kafazit të qelqtë