Frrok Çupi: Para Metës ishte Omar Al-Bashir

Frrok Çupi: Para Metës ishte Omar Al-Bashir

Çfarë po ndodh tani me Ilir Metën, president i Republikës së Shqipërisë, kjo ka ndodhur me presidentin Omar Al- Bashir. Të dy presidentët kanë vitin e përbashkët kur u takuan: 2009. Ndërsa Ilir Meta, atë vit, ngjitej për në majat e larta të pushtetit, bash në vitin 2009 Al- Bashir po rrëzohej poshtë në humnerë. Ilir Meta u ngjit në fronin e zëvendës- kryeministrit e pastaj të kryetarit të Kuvendit dhe të presidentit të Republikës, Al- Bashir po shkonte në qeli.

Ky ishte takimi virtual në kohë mes Metës shqiptar dhe Al- Bashir, sudanez.

Viti 2021 është përsëri një vit tjetër që i bashkon të dy presidentët, njëri me ngjyrë nga kontinenti afrikan dhe tjetri nga kontinenti evropian. Të dy takohen  përsëri, por që të dy të rrëzuar nga froni. Kuvendi i Shqipërisë sot ka mbledhur 50 firma deputetësh- 14 më shumë se sa nevojiten, për shkarkimin e presidentit Meta. Nesër nis seanca parlamentare për shkarkimin e tij.

Nuk i dihet nëse këta dy liderë janë takuar ndonjëherë mes tyre, por kanë atributin e ‘çmendur’ që ngjajnë si dy pika uji edhe pse jetojnë në dy kontinente tepër të kundërt: Afrikë- Evropë. Të dy liderët takohen edhe në një moment shumë krucial, në akuzën e përbashkët që i rëndon si njërin edhe tjetrin. Për Ilir Metën sot u formulua akuza e fundit, akuza e ‘nxitjes së urrejtjes që solli vrasje’ ditën para ditës së votimeve për Parlamentin e ri…

Edhe Al- Bashir po vuan një dënim me burg për korrupsion të lartë, por Gjykata Ndërkombëtare e kërkon me akuzën ‘për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njeriut. Meta është politikani më i korruptuar në Evropë…

Sigurisht, diku- diku, akuzat mes Metës dhe Al- Bashir, që është presidenti i fundit i shkarkuar dhe i burgosur në këtë botë, diku- diku këto akuza zbehen herë për njërin e herë për tjetrin. Por megjithatë takohen.

Takohen në faktin se Al- Bashir, sipas BBC- një pjesë të dënimit e bëri në burgun ku kishte dërguar ‘me dorën e tij’ disa gazetarë, oficerë dhe sipërmarrës. Ilir Meta u kishte deklaruar sy për sy oficerëve të Policisë në rastin e mbrojtjes së zyrave të partisë Topi, se ‘me dorën e tij’ do t’i dërgonte në burg.

Takohen me njëri- tjetrin në dhunimin e Kushtetutës. Al- Bashir kreu një grusht ushtarak shteti në vitin 1989; ndërsa Meta e kreu dy a tre herë, duke nisur që nga qershori 2019 kur anuloi dekretin për zgjedhjet lokale.

Al Bashir dhe Ilir Meta nuk takohen ‘kokë më kokë’ në akuzën e ‘genocidit’ dhe të ‘krimeve kundër njerëzimit’. Shifra e lartë e viktimave në Darfur dhe në gjithë Sudanin, e veçon nga Meta në breg të Adriatikut. Por në thelb, akti është i përafërt. Al- Bashir nuk është kapur kurrë me zë e figurë tek bën thirrje ‘kapni sfurqet, kosoret dhe çfarë të keni’, e bjeruni atyre.

Por diferencën e bëjnë kontinentet e ndryshëm, jo dy presidentët. Nuk e përfytyroj Metën në Sudan, por më dridhet mishtë po ta mendoj në atë ‘liri’ gjenocidi… Ndërsa për kontinentin Evropian dhe për Shqipërinë, Ilir Meta është presidenti i parë që shkarkohet gjatë këtyre dy shekujve.

Kjo e bën kontinentin edhe më ‘vetë-kullues’.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Martin: 03/05/2021 18:48

    I vetmi element i perbashket i te dyve eshte statusi president. Sudanezi kishte nen dore ekzekutivin e vendit, ushtri e polici. Ky gomari yne celsat e kashtes. Ata qe korruptojne e korruptohen, qe abuzojne dhe shkelin rende lirite dhe te drejtat jane ata qe kane pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ. Te tjetet kane vetem fjalet. Ndaj behuni ngrihuni njehere ne nivel dinjitoz e shkruani ndonje gje per te qene. Boll me temenara ndaj udheheqesve autokrat. U marte e mira u marte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen