Përdora versionin kosovar të fjalës dërgon. Por fjala ka edhe kuptimin e dytë, që i ‘çon më këmbë’, ‘i ngre’, ‘i ngref’.

Në rastin e fundit, Kurti i ka ngref njerëzit e tij kosovarë kundër Shqipërisë. Ndërsa në rastin e parë, Milloshevic, udhëheqësi nacionalist i Serbisë dhe ; Kasap i Ballkanit’, ‘i çoi më këmbë njerëzit’ që të shpëtonin prej tij.

Në të dy rastet, kosovarët, rendën përkrah Shqipëria ‘amë’. Në qershor të vitit 1999, në Shqipëri u regjistruan gjysmë milionë refugjatë kosovarë, shumica u strehuan në shtëpitë e shqiptarëve të varfër. Por në ato shtëpi gjetën gjithçka. Mbi të gjitha shpëtuan dhe rikrijuan jetën.

Ndërsa Kurti ka nisur legjionet e tij, qershor më qershor, fiks 27 vjet më vonë se Slobodani. Paradite shkojnë në plazh dhe thonë se ‘po i knaqena ksaj Shqipnije të bukur, bre ‘lla’, ndërsa pas orës shtatë marrin rrugë, ‘marrin fjalë e marrin vargun/ e marrin qarkun me i thur kangë…’.

Në fakt kthehen në shula të një turme anadollake që po synon vendosjen e kaosit në Shqipëri dhe rrëzimin e shtetit. Është agresion i hapur kundër një shteti fqinj. Kur të burgosen me këtë akuzë, me siguri do të thonë ‘po na jena vllazën, he burrë’.

Kanë ardhur me qindra a mijëra shqiptarë për të rrënuar ‘Shqipnien amë’.

Kjo është vetëm për mesin e epokave Sllobodan dhe Albin.

Kurti e ka rritur cilësinë e postës me të cilët paketon e dërgon njerëz, na i dërgon me kamionë. I pari i tij i dërgoi me karroca, më këmbë, me fëmijë në gji, shtatzëna, të plagosur, të mbytur në lot.

Por në të dy rastet fenomeni është i njëjtë: Si Sllobo edhe Albini, përdorin njerëz si mish për top. I dhunojnë, i depersonalizojnë, dhe në këtë situatë i çojnë drejt ‘Shqipnijes’.

Mes dy epokave ( Sllobo dhe Albin) ka një diferencë të efekteve që krijon dërgesa e njerëzve. Del se Albini është më djallëzor dhe i lig, por anyway!

Dërgesa që bëri Millosheviç në qershor të vitit 1999, nuk ishte aq shumë e kontrolluar prej tij. Ndërsa të dërguarit e Albinit janë të certifikuar nga Albini, dhe të simuluar. Si në vitin 2021, kur kinse kandidoi në Shqipëri, por la këtu luftëtarë të llojit islamik.

Milloshevici i torturoi dhe i detyroi kosovarët që të merrnin rrugën, ndërsa Kurti i josh, u fryn në vesh, i simulon me dogma sa marksiste edhe islamike dhe i nis. Nuk ka financa për energji elketrike, por paguan mercenarë.

Të parët nuk erdhën për të djegur shtetin shqiptar, ata ishin viktima. Ndërsa Albini i çon me instruktime të qarta kundër Shqipërisë ‘që të mos ecë përpara’. Këta i dërgon edhe ‘rifugio’ mbi kamionë, mjaft që të arrijnë në Tiranë ‘para dasmës’.

I pari, Sllobo, kishte vetëm një politikë: Kundër shqiptarëve. Ndërsa Albini ka politikën ‘kundër shtetit shqiptar, kundër kryeministrit Edi Rama, kundër pranimit të Shqipërisë në BE; por edhe kundër Izraelit dhe Donald Trump të SHBA. Këto as që i dinte i harruari Sllobo.

Albini, kur ngarkon kamionët rifugio me njerëz nga Kosova, përdor edhe dhelpërinë e përdorimit të historisë mes shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, si edhe historinë ‘kosovare’ kundër hebrenjve. Me të parën zbulon një plagë ‘mes vëllezërish’ kur forcat kosovare të Xhafer Devës në vitin 1944 vranë në Tiranë, gjatë një nate, 84 qytetarë. Ndërsa një vit pas këtij, në kampin nazist të Prishtinës u vranë 104 shqiptarë dhe shumë hebrenj.

Albini e bën me qëllim që të ‘gërryejë koren e plagës’, që në fakt po e bën. Kjo turma në Tiranë do të bëhet zero, padyshim; por nuk do të jetë njësoj ‘vëllazëria mes të dy anëve’.