Frrok Çupi: Yuri si Luigj Gurakuqi dhe një avion që zbret në Rinas

Frrok Çupi: Yuri si Luigj Gurakuqi dhe një avion që zbret në Rinas

Yuri Kim

Ajo shkoi sot paradite, fatmirësisht shëndosh e mirë, jo si Luigj Gurakuqi që ‘na e vranë e na e shanë” në sy të Fan Nolit. S’kemi pse e fshehim se Yuri Kim mund të kishte shkuar më parë, madje edhe e mbështjellë me flamurin amerikan. Mirëpo duhej të ishte një kohë tjetër, për shembull duhej koha kur ishte Sali Berisha i fortë. Në atë kohë, kur u vranë 3000, të pa emër veçse ishin nga Jugu, si të mos qëllohej Yuri Kim- kundërshtarja më e egër e pushtetit të pistë të Sali Berishës?!

I vetmi shqiptar, le të mos e themi ‘president shqiptar’ Berisha, ka tentuar të vrasë diplomatë amerikanë në Tiranë. Dëshmia e rojës së tij personale se si e urdhëroi që të qëllohej me tanke ambasada amerikane në Tiranë, në mes të rebelimit të grushtit të shtetit në 14 shtator 1998, thjesht ka ngjallur kujtesën e një ngjarjeje. Ngjarje të tjera, që nuk janë treguar, me diplomatë amerikanë, dëshmojnë se si gjurmoheshin nga ‘lacat’ e Berishës për t’u ekzekutuar…

Yuri shkoi, hipi në avion, la këtu kontributet e mëdha dhe zemrën…, por nuk la çfarë la Luigj Gurakuqi. Atë e ekzekutuan, ‘me tre plumba na e vranë”, dhe ‘na e shanë…, na i thanë tradhëtor’.

Nuk ka grua në botë që të jetë sharë aq keq e aq shumë sa Yuri kim nga Sali Berisha dhe nga lacat. Sa e kanë sharë e sa e kanë ëndërruar, herë guvernatore, herë hajdute e herë prostitutë. Ëndrra e fundit e Saliut ishte më perversja e botës; ta shikonte vetëm një sekondë Yurin të zhveshur e ta përdhunonte me sy dhe me një aparat fotografik.

Vetëm kështu Saliu do të qetësohej e do ta linte të shkonte qetësisht. Në vend të Yurit, Saliu mori një tjetër grua si kadavër, e futi në zyrë dhe e çnderoi me të gjithë kuptimin e fjalës. “Ik tani!’, i tha sapo kreu punë. Gruaja u nis drejt Kukësit, sipas urdhrit të perversit Sali, dhe solli një video seksi nga një burrë që ende nuk ka arritur në gjendjen e rëndë të Berishës.

Skandali i Kukësit me një grua kadavër të Berishës, është veçse një kopje e keqe e ëndrrës së Berishës ndaj Yuri Kim. Asgjë më ndryshe.

Yuri Kim mbeti një dashuri dhe shpëtim për këtë vend ku jeton edhe Saliu me lacat. Ajo, përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara, i dha më shumë kuptim lirisë dhe të drejtës në këtë popull të vuajtur në dy regjime radhas: regjimin e Hoxhës dhe të Berishës.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në momentin që përcillte Yurin, mundësisht jo andej nga Brraka, dha një njoftim që nuk e di sa shumë njerëz e kapën. Kryeministri tha se në atë moment ‘një avion po zbret nga Brukseli në Rinas dhe po sjell ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara”.

Jetojmë në një kohë të egër pasigurie, kur kryetari i qeverisë detyrohet të ndjekë në ardhje avionin në qiell dhe të njoftojë popullin e vet se ‘nuk je vetëm, ambasadori i ri zbriti”. Kjo është pesha e vërtetë e ambasadores Yuri Kim, por është edhe lajmi pos saj.

Zbritja e ambasadorit të ri bash në minutën kur largohet i pari (Kim- në këtë rast), është hera e parë që ndodh të njoftohet në histori. Në këtë vend ku dy ish presidentë kanë thurur një komplot kundër Amerikës, (edhe kjo është hera e parë në historinë tonë) nuk mund të krijohet as pikë boshllëku. Një pikë boshllëku po të krijohet, këta përdhunojnë me sy Amerikën dhe e nxjerrin në pazarin mes SHQUP-it dhe Kukësit.

Këta nuk e kanë ‘mallin’ për vete; dikush tjetër i ka përdhunuar dhe pret t’ u shpërndajë videon… Nëse nuk veprojnë, atëherë punë e tyre bëhet më keq se muxhahedin. Rusia nuk mund t’ i falë nëse nuk e shfrytëzojnë boshllëkun e ambasadorit amerikan.Ndryshe po ndodh këtu afër nesh, në Kosovë. Aty kryeministri ndjek vetëm avionët që largohen me të ardhurit nga Amerika; pa është ashtu aty.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori