LEZHË - Me 21 qershor do ti japim fund betonizimit në qytetin e Lezhes. Premtimi është bërë nga kandidati i djathtë për bashkinë e Lezhës, Fran Frrokaj gjatë një takimi me banorët e lagjeve “Besëlidhja” dhe “11 janari”

Banorët kanë shprehur indinjaten e tyre ndaj bashkisë, duke deklaruar se janë betonizuar të gjitha hapësirat publike 

“Nuk ke ku i len fëmijët më pas frikë se ti zen makina s’kanë ku rrinë as pleqtë as fëmijet as gratë dhe as vajzat”, u shpreh një banorë. 
 
Nga ana tjetër Kandidati Frrokaj ka garantuar banoret se me fitoren e bashkisë këto lagje do të kthehen në identitet.

“Unë e mbaj mend në fakt fillimet e dekradimit të kësaj, po nuk e imagjinoja të ishte në këtë pikë, kjo nuk është as parking as lulishte, i patë vetë ata zotrinjtë e nderuar, pensionistet. Ata kanë të drejtë të jenë në kushte më komode dhe unë do t ju them kaq: që sinqerisht kjo është në një vlerë jo shumë të përfillshme për një bashki të madhe siç është bashkia e Lezhës”, tha Frrokaj
 
Frrokaj ftoi Lezhjanët që me 21 qershor ti japin fund betonizimit me votë të lirë.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)