Frroku 6 muaj pa shkuar në kuvend
i kërkon Gjykatës së Lartë ta lejojë
Deputeti Mark Frroku akuzuar se në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer një vrasje në Belgjike vite më parë, depoziton në Gjykatën e lartë kërkesën për ndryshimin e masës së arrestit.
Deputeti Mark Frroku i akuzuar se në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer një vrasje në Belgjikë në 1999, depoziton në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndryshimin e masës së arrestit. Përmes avokatit të tij Sajmir Visha, deputeti Frroku që mbahet nën arrest në burgun 302, i kërkon kolegjit penal të Gjykatës së Lartë ta lërë të lirë me argumentin se faktet dhe rrethanat kundër tij nuk janë të rënda dhe se ai është shprehur i gatshëm të jetë në dispozicion të drejtësisë sa herë të paraqitet nevoja. Kërkesa e mbrojtjes është vendosur të shqyrtohet të premten.
Deputeti Frroku është arrestuar në fillim të prillit dhe prej 6 muajsh ai ndodhet në masën e “arrestit me burg”. Trupi gjykues, ka caktuar ditën e premte si ditën kur do të shqyrtoj kërkesën e avokatit për ndryshimin e masës së “arrestit me burg” dhënë për akuzën e vrasjes në Belgjikë.
Nga ana tjetër, mendohet se mund të ketë një mbledhje nga Këshilli i Mandateve dhe të bëjë intepretimin e Kushtetutës, pasi deputeti Mark Frroku ka mbi 6 muaj që nuk paraqitet në Kuvend.
Më datë 2 prill deputeti Frroku është arrestuar dhe me datë 2 tetor mbushi afatin 6 mujor. Sipas Kushtetutës, një deputeti i mbaron mandati nëse për 6 muaj nuk paraqitet në Kuvend pa arsye. Por në këtë rast, arsyeja duket se ekziston pasi është vendimi i Gjykatës së Lartë që pengon Frrokun të shkojë në Kuvend. Mbetet për t’u parë, nëse Këshilli i Mandateve do të cilësoi arsye apo pa arsye mungesën e Frrokut për 6 muaj në Kuvend.
Nëse i hiqet mandati, Mark Frroku do të hetohet dhe gjykohet më pas pranë Prokurorisë dhe Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet dhe jo Gjykatës së Lartë. Pak kohë më parë deputeti Mark Frroku i është drejtuar me një kërkesë zyrtare dy prokurorëve Madrit Kullolli dhe Rovena Gashi, duke i kërkuar këtyre të fundit që ta lejojnë të ndjekë gjyqin në Belgjikë. Seanca e rradhës është parashikur të zhvillohet në datën 19 tetor të këtij në orën 09:00 në Gjykatën e Krimeve të Rënda Brabant-Eallon. Në Belgjikë, Mark Frroku akuzohet për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksandër Kurti, ku shkak ka qënë një konflikt për një prostitutë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
36%
-
Jo
60.6%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 3613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këngëtarja Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj (FOTO)
3 Janar, 22:45
-
A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?
3 Janar, 22:36
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe
3 Janar, 22:29
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Milan mposht me përmbysje Juventusin dhe kalon në finalen e Superkupës së Italisë! Conceiçao debuton me fitore në stolin kuqezi, të hënën përballja ndaj Interit në Riad
3 Janar, 22:06
-
Rajoni separatist në Moldavi ndien pasojat e mungesës së gazit rus
3 Janar, 21:38
-
Ulje temperaturash, shi dhe dëborë e dendur në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
3 Janar, 21:25
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
SHBA, agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të Nju Orlinsit
3 Janar, 21:07
-
U përfol për kalim tek Trabzonspori, Rey Manaj rinovon kontratën edhe për 1 vit e gjysëm me Sivasspor
3 Janar, 21:00