TIRANE - Mark Frroku ndodhet aktualisht në një spital privat ku po i nënshtrohet ekzaminimeve pasi shfaqi probleme me zemrën.

Ai është transferuar nga spitali i burgut në një spital privat për t’iu nënshtruar më pas një koronarografie.

Mbrëmjen e djeshme Frroku ka shfaqur probleme me zemrën dhe i është nënshtruar një kontrolli mjekësor në spitalin e burgut.

Prej datës 3 prill deputeti Frroku ndodhet në qelinë e burgut 302 pasi është i akuzuar për vrasje në shtetin belg.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)