Frroku letër Llallës nga qelia
"Më lejo të marr pjesë në Kuvend"

TIRANE - Deputeti kristian demokrat Mark Frroku i kërkon  leje kryeprokurorit Adriatik Llalla që të lë qelinë për tu bërë pjesë e komisioneve parlamentare dhe seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
 
Frroku ndodhet në paraburgimin e institucionit të vuajtjes së dënimit numër 302 në Tiranë, pasi Gjykata e Lartë i caktoi masën e arrestit me burg.

Frroku i ka dërguar një letër Prokurorisë së Përgjithshme ku kërkon që të ushtrojë funksionin e tij si deputet.
 
Letra dërguar Llallës është konfirmuar për A1 Report nga një prej avokatëve të Frrokut, Sajmir Vishaj. Ai argumenton se përsa kohë nuk ka një masë për pezullimin e ushtrimit të funksionit publik, deputeti Mark Frroku duhet të shoqërohet me polici për të qenë i pranishëm në të gjitha aktivitetet politike dhe të bëhet pjesë e votimit të projektligjeve në Kuvend.
 
Të enjten e shkuar Kuvendi aprovoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme duke i hapur rrugë arrestimit të kreut të Partisë Kristian Demokrate. Nga ky moment Frroku u arrestua dhe Gjykata e lartë vendosi ndaj tij masën e sigurisë të arrestit me burg nën akuzë nga autoritetet belge për vrasjen e Aleksandër Kurtit në ’99-ën në Bruksel. Por ndaj Frrokut janë ngritur akuza edhe nga drejtësia shqiptare për fshehje të pasurisë.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin

Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin