Janë këto pamjet e Mark Frrokut për herë të parë në gjykatë pa cilësinë e deputetit.

Pas lënies së mandatit, procesi ndaj tij u transferua në gjykatën e Tiranës, aty ku seanca e parë nisi me shtyrje.

Gjykatësja Klorinda Çela vendosi të shtyjë procesin për shkak të mosdijenisë për bashkë të pandehurin Kristjan Morina.

Frroku u njoh këtë të enjte me katër akuzat që rëndojnë ndaj tij, atë të vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim, Pastrimit të parave, Mos deklarimit të pasurisë, dhe Ndërtimit të paligjshëm.

Ish deputeti Mark Frroku ka mbi një vit që qëndron i paraburgosur, por kjo se ka penguar për një formë të mirë fizike.

Frroku me dy shtetësi, atë shqiptare dhe amerikane, kur u pyet nëse ka qenë apo jo i dënuar më parë u përgjigj me një “jo” për sa i përket drejtësisë shqiptare pa dhënë përgjigje për një dënim ndaj tij jashtë shtetit.

Frroku akuzohet se ka vrarë Aleksandër Kurtin më 1999 në Belgjikë, por këtë akuzë ai e ka mohuar duke u shprehur disa herë se prokuroria e ka sulmuar atë për arsye politike.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)