Deputeti Mark Frroku rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”. Dënimi i Frrokut është bërë në datën 24 prill 2014, pasi në lokalin e tij tek A.M.L ai ka goditur me grushta shtetasin Besnik Gosturani, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të lehta në fytyrë.

Për këtë krim, Frroku është shpallur fajtor dhe dënuar me 600 mijë lek të vjetra.Ngjarja ka ndodhur në 11.09.2011, I dëmtuari Besnik Gosturani ka shkuar tek lokali “AML” i cili ndodhet në “Misto Mame”, bashkë me bashkëshorten e tij, vajzën e vogël dhe dy të afërm të tij. Pai kanë porositur kanë paguar menjëherë dhe pasi kanë mbaruar janë ngritur për tu larguar. Kur janë ngritur për tu larguar një vajzë që mendohej se ishte kamariere ka qënë duke komunikuar me bashkëshorten e tij për të bërë pagesën. I dëmtuari ka ndërhyrë dhe i ka thënë se e ka bërë pagesën njëherë.

Në debat e sipër ka ndërhyrë persona të tjerë ndër të cilët dhe i pandehuri Mark Frroku duke e goditur të dëmtuarin Besnik Gosturani.I dëmtuari Besnik Gosturani për këtë veprim të të pandehurit ka bërë kallzim në polici.

Nga ana e policisë gjyqësore për këtë ngjarje ka filluar hetimi dhe është çuar i dëmtuari për ekzaminim tek mjeku ligjor për të përcaktuar dëmtimet e tij.Ndërkohë që gjatë gjykimit të dosjes Mark Frroku ka pranuar akuzën duke pranuar plotësisht akuzën dhe fajësinë, si dhe tregoi pendim të thellë për kundërvajtjen e kryer prej tij.I pandehuri pohoi se e ka goditur të dëmtuarin pasi ka parë që ai po debatonte me mbesën e tij pa e ditur shkakun e debatimit midis tyre. Ai deklaroi se nuk do të ndodhin më zënka të kësaj natyre për asnjë arsye.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)