TIRANE- Dëshmitari i prokurorisë Arben Ndoka, që pretendon se ka parë biznesmenin Arben Frroku të qëllojë me armë mbi kryekomisarin Dritan Lamaj, nuk është zhdukur por vijon të jetë në dispozicion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burime pranë kësaj të fundit reaguan pas deklaratës së bërë nga avokati i Frrokut, Genci Gjokutaj, i cili pas përfundimit të seancës gjyqësore pohoi se dëshmitari shumë i përfolur i akuzës nuk ekziston ose ai është zhdukur.
Gjokutaj ju referua një shkrese të paraqitur para gjykatës por jo të lexuar në sallën e gjyqit, nga Drejtoria për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, e cila theksonte se kishin humbur kontaktet me dëshmitarin e drejtësisë Arben Ndoka. Sipas prokurorëvë, dëshmitari është shëndoshë e mirë dhe nuk ka asnjë rrezik, por pritet që në muajin shtator të mundësohet dhe dëshmia e tij nëpërmjet një video konference.
Dëshmitari “X”Dëshmitari kyç, i cili mund të hidhte dritë mbi vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj shkurtin e vitit të kaluar, nuk është paraqitur në seancën e kësaj të mërkurës kundër Arben Frrokut në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ky fakt ka mjaftuar për Genc Gjokutajn, avokatin e të akuzuarit të vetëm të drejtësisë për ekzekutimin e Lamajt, për të deklaruar dyshimet për zhdukjen e dëshmitarit të konsideruar “X”-s me emrin Arben Ndoka. Gjokutaj ka thënë se nuk ekziston fare një dëshmitar i tillë dhe ka kërkuar lirimin e të pandehurit Arben Frroku nga “arresti me burg” në një masë më të lehtë.
Në fakt, seanca u parashikua me dyer të mbyllura për shkak se pritej dëshmia e dëshmitarit “X”. Gjykata ka shtyrë në 10 shtator seancën për dëshminë e dëshmitarit “X” pasi sipas prokurorit nuk është saktësuar se me cilat gjeneralitete do të dalë në gjyq, të vërtetat apo për të ndryshuara. Ndërsa avokati Gjokutaj ka pretenduar se Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve ka humbur kontaktet me të dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen.
Berisha: Rama “zhduku” dëshmimtarin, kryesorIsh-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për “zhdukjen” e dëshmitarit kyç në gjyqin ndaj biznesmenit Arben Frroku. Në një postim në “facebook”, Berisha është shprehur se arratisja e dëshmimtarit kyç në këtë process është bërë me urdhër të kryeministrit Rama dhe ka për qëllim blerjen e votës së deputetit Mark Frroku i cili do të marr pjesë në votimin e ligjeve të rëndësishme të qeverisë. “Në këtë mënyrë Rama bleu votën e vëllait të të akuzuarit, deputetit Frroku. Rama luan shah me krimin dhe vrasjet”, është shprehur Berisha.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Itali/ Zjarr në një platformë nafte në det, roja bregdetare evakuon punëtorët (VIDEO)
22 Janar, 19:29
-
Softa: 21 Janari plagë e hapur, e kthyer në betejë politike! Të pyeten ata që kishin akses te serverat dhe të analizohen bisedat në radio
22 Janar, 19:21
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro
22 Janar, 19:02
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Dëshmia e oficerit të shërbimit: Para Kongresit të 8-të, unë i çova Feçor Shehut një zarf sekret, që ma dha Mehmeti dhe më 16 dhjetor në darkë, ai erdhi te vila e kryeministrit…
22 Janar, 18:24