Frutat e verës që
mbajnë zemrën në formë

Frutat e verës që<br />mbajnë zemrën në formë
TIRANE - Zemra dhe enët e gjakut janë më të mbrojtur falë frutave të verës? Mesa duket kështu është, sipas studimeve më të fundit. Së fundmi, një studim botuar on-line në “Circulation”, një grup studiuesish të “University of East Anglia, Norëich (UK)”, duke analizuar të dhënat në pothuajse 94.000 grave të reja dhe të moshës së mesme, të cilat i kanë ndjekur për 18 vite me radhë, kanë gjetur se ata të cilët kanë ngrënë më shpesh luleshtrydhe dhe boronica (të paktën tre herë në javë) ishin 32 % më pak të rrezikuara që të pësonin një infarkt kardiak, krahasuar me gratë me konsumin më të ulët të këtyre frutave (një herë në muaj, ose më pak).

Merita duket se është e antocianinës, një përbërës i familjes së flavonoideve, së cilës luleshtrydhet dhe boronicat, por edhe portokallet e kuqe, patëllxhanet apo rrushi, i detyrohen ngjyrën e kuqe, blu ose vjollcë - të njohur si antioksidant dhe anti-inflamator.

VITAMINA C

Gjithashtu edhe vitamina C, e pranishme në një pjesë të madhe të frutave të verës, është duke tërhequr vëmendjen e studiuesve. "Në fakt, - thotë Fabio Galvano, Profesor i të ushqyerit të njeriut, Universiteti i Katanias dhe bashkëautor i një studimi mbi rishikimin e vetive të vitaminës C të botuar në “Frontiers in Bioscience” - ka studime të cilat, edhe pse kërkojnë konfirmime të mëtejshme, sugjerojnë se kjo vitaminë ndërhyn në faktorët që shkaktojnë arterieosklerozën.

Në veçanti, në sajë të veprimit antioksidant, ata kundërshtojnë formimin e ashtëquajturës "kolesterolit të keq të oksiduar” (ox-LDL), e cila paraqet fillimin e procesit arterosklerotike. Vitamina C gjithashtu ka efekte të dobishme në endotelium (membrane që vesh enët e gjakut), duke favorizuar kështu përhapjen arteriale dhe penguar kështu hipertensionin.

RUAJTJA

Por a rezistojnë në frigorifer, e pashmangshme gjatë verës, këto substanca mbrojtëse të frutave?
Ndonëse mbi antocianinën, ruajtja në temperatura të ftohta duket se influencon pozitivisht mbi të, krejt i kundërt është fati i vitaminës C. "Në një studim të kryer kohët e fundit në pjepër, kivi dhe ananas, botuar në “Food Chemistry” - shpjegon Pier Andrea Serra, profesor i farmakologjisë në Universitetin e Sassari - është parë se përmbajtja e vitaminës C zvogëlohet  (sidomos në frutat e prerë) kur ruhet në frigorifer, dhe mjafton edhe vetëm një ndërprerje e shkurtër e "zinxhirit të ftohtë" për të nxjerrë në pah këtë reduktim, në veçanti në pjepër.

Prandaj, në mënyrë që të mos humbasin vitaminën C është më mirë që këto fruta të konsumohen të freskëta, ose, nëse është e nevojshme, të ruajtur në frigorifer, por vetëm për një kohë të shkurtër".
(Marrë nga “Corriere della Sera”)

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve