Frutat më të mira për të rënë në peshë

Frutat më të mira për të rënë në peshë

Mollë të kuqe

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë treguar se frutat e pasura me flavonoide janë shumë të mira për të humbur në peshë. Flavonoidet janë substancat speciale që u japin këtyre frutave ngjyrën e kuqe apo vjollcë.

Në këtë mënyrë, këto fruta duhen konsumuar çdo ditë për të arritur një peshë të mirë trupore.

Vishnjet

Këto fruta i bëjnë mirë zemrës por edhe ndihmojnë për rënien në peshë. Të dhënat e AgroWeb.org konfirmojnë se njerëzit që hanë shumë vishnje në një periudhë prej 3 muajsh gëzojnë 9% më pak masë dhjamore se ata që nuk i konsumojnë këto fruta

Frutat e Pyllit

Boronicat, qershitë, manaferrat e fruta të tjera përmbajnë polifenolë të cilët ndalojnë formimin e masës dhjamore. 3 rracione ditore me këto fruta ndalojnë formimin e qelizave dhjamore me 73%

Mollët E Kuqe

Molla e kuqe përmban shumë fibër dhe antioksidantë. Studimet kanë treguar se konsumi i fibrës së mollës ul ndjeshëm masën dhjamore në trup.

Shalqini

Konsumi i shalqinit përmirëson profilin e lipideve dhe ngadalëson akumulimin e dhjamit. Pavarësisht sheqerit, shalqini ofron shumë vlera shëndetësore.

Pjeshkët, Kumbullat Dhe Nektarinat

Sipas të dhënave të AgroWeb.org kumbullat, pjeshkët dhe nektarinat parandalojnë sindromën metabolike, e cila shpaloset me një masë të madhe dhjamore në zonën e belit. Këto fruta me bërthamë përmbajnë substanca të fuqishme që pengojnë aktivizimin e geneve të yndyrës.

Për më tepër, ato përmbajnë sasinë më të pakët të sheqerit. Këto fruta gjenden në treg rregullisht dhe mundësojnë ndjekjen e një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Nëpërmjet këtyre frutave të shëndetshme dhe konsumit të rregullt ditor, njeriu mund të parandalojë akumulimin e masave dhjamore të cilat më pas i çelin rrugën sëmundjeve më të rrezikshme si obeziteti dhe diabeti./AgroWeb/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë