Fruthi, Kreshnik Qyshka: Djali im u prek nga autizmi pas vaksinës, 2 fëmijët e tjerë të pavaksinuar e kaluan pa probleme

Rikthimi i rasteve të reja të fruthit në vend ka risjellë edhe një herë në vëmendje debatin mbi frikën nga vaksinat. Që prej publikimit të studimit të vitit 1998 nga mjeku britanik Wakefield, pavarësisht se është hedhur poshtë në vitet e mëvonshme, tek shumë prindër vijon të ekzistojë dyshimi se vaksinat kanë efekte anësore, një prej të cilave edhe autizmi. Kreshnik Qyshka, baba i 4 fëmijëve ka treguar sot përmes një interviste në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV historinë me fëmijën e tij të dytë për të cilin, ka bindjen personale se është prekur nga autizmi për shkak të vaksinës MMR (fruth, shyta dhe rubeolë).

Tani unë si prind nuk kam qenë kundër vaksinave, si çdo qytetar i Shqipërisë kemi mësuar që vaksinat janë të domosdoshme për shëndetin tonë. Duke u rritur me këtë informacion i kemi bërë vaksinat 2 fëmijëve të parë. Tek fëmija i dytë, djali, jam kam bërë vaksinën pak vonë, rreth 1 vjeç e gjysmë, dhe pa mbushur 2 vjeç u mbyll komplet dhe humbi kontaktet me botën e jashtme. Ndryshoi, humbi reflekset, bërtiste qante, kaloi në regres të tmerrshëm. U konsultuam me një terapiste dhe ajo tha që është autizëm, ne nuk e njihnim as termin. Tentova të informohem lidhur me sëmundjen, nga është dhe si shërohet. Më thanë që nuk dimë nga vjen dhe nuk ka shërim. Por një prind nuk mund të dorëzohet me kaq. Cfarë duhet të bëj unë si prind, atëherë do të kërkoj në internet. Filloj kërkoj raste të ngjashme se çfarë kanë thënë mjekët. Dhe përfundimi im personal bazuar në argumente që kanë dhënë me mijëra njerëz, mes tyre dhe mjëkë që kanë humbur vendet e tyre të punës, të cilët akuzojnë industrinë farmaceutike dhe vaksina specifike për këtë problem. Përderisa fëmija im nuk u godit, nuk u helmua apo nuk e kafshoi një gjarpër, nuk kam pse shikoj faktorë që nuk ekzistojnë, faktorët gjenetikë. Përse këta faktorë gjenetikë nuk ekzistonin në kohën time? Përse në vitet 80, autizmi ishte 1 me 10 mijë, sot është një me 80. Pra një shkaktar i jashtëm është, rrezet, ushqimi apo të tjerë. Problemi është se shumë prindër akuzojnë vaksinat. Ka shumë raste që fëmijët kalojnë në autizëm 24 orë pasi kanë bërë vaksinat, flas për vaksina të ndryshme.

Kreshnik Qyshka, prind

Pas kësaj ngjarje, Kreshniku dhe bashkëshortja vendosën që të mos vaksinojnë dy fëmijët e tjerë më të vegjël, të cilët siç pohon vetë ai, e kanë kaluar fruthin vitin e kaluar dhe pa asnjë pasojë të rëndë. Madje sipas tij, të thuash që fëmijët e vaksinuar nuk preken nga fruthi, është një genjeshtër e madhe.

Të dy të vegjlit e kaluan fruthin vjet, pra në 2018-ën, në ditët e ftohta të marsit. I vogli ka qenë 1 vjeç, thuajse e kaloi në këmbë, por ngaqe e nxorri djali i madh jashtë, kaloi në ftohje. Pati shumë puçra, pra shenjat e fruthit, temperaturë 39-40. U detyruam ta dërgojmë në spital, bëri antibiotikë për ftohje dhe disa serume. Ndërkohë po në spital kishte 2 fëmijë të tjerë që ishin në gjendje shumë të rëndë, njëri me fruth dhe me variçelë, për të cilat ishin të vaksinuar. Njëri prej fëmijëvë kishte qëndruar 5 ditë në gjendje të fikëti, ndërsa djali im i pavaksinuar doli për 2 ditë. Mendoj se fruthi si shumë sëmundje të tjera do të kalojë tek fëmijët. Dhe është gënjeshtër e madhe të thuash që nuk bie tek fëmijët e vaksinuar.

Kreshnik Qyshka, prind

 

 

Kreshnik Qyshka është i bindur se industria farmaceutike, e cila nuk mban asnjë përgjegjësi për pasojat që shkaktojnë vaksinat, kanë interesin e tyre ekonomik në rritjen e numrit të njerëzve të prekur nga autizmi apo sëmundje të tjera.

Industria farmaceutike nuk mban përgjejgësi për dëmet e shkaktuara nga vaksinat. Një grup mendon se bëhet fjalë për biznes, e sëmur fëmijën dhe ke klient familjen e tij. Grupi tjetër është i mendimit se në institucione shumë të larta po kërkohet reduktimi i popullsisë globale, çka është përmendur dhe nga figura me peshë botërore. Ajo që kuptoj unë është që autizmi dhe shumë probleme të tjera janë efekte anësore të vaksinave.

Kreshnik Qyshka, prind

Kreshnik Qyshka, prindi i fëmijës me autizëm

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Banues ne Itali: 23/01/2019 11:46

    Ketu tek ne vete mjeket te thone mos e bej vaksinen se i ben autik femijet.

    Përgjigju
    • Italy: 23/01/2019 23:45

      Denoncojini ata mjek!

  • albi: 15/01/2019 17:18

    nga i gjeni keto lloj mostrash injorante mor burr, si nuk keni turp. del kokrra e injorantit, ketej thote nuk e kisha degjuar ndonjehere, ketej thote kerkova ne internet dhe u bera ekspert. po ca argumentesh gjize jane keto? nuk e kafshoi gjarpri, prandaj e ka vaksina. e merrni vesh se cfare llogjike ka ky miku? Dhe sigurisht, sic deklaron vete, nuk mund te jete gjenetike, sepse ky miku e njeh mire gjenealogjine e familjes se vet, dhe eshte ekspert ne gjenetike!! po si i jepet ze ketyre njerezve? deshperimi i mirekuptuar i nje prindi te deshperuar, nuk ka se si te behet makthi i prinderve te tjere. Te gjithe kerkimet shkencore nuk kane gjetur lidhje mes vaksines dhe autizmit. Edhe nje kerkim, qe gjasme e gjeti kete lidhje, doli qe ishte i falsifikuar, dhe 2 nga 3 autoret e tij e terhoqen tezen qe kishin nxjerre. Ca muhabeti eshte ky qe nxisni dezinformime te ketij lloji? Femija im e kaloi ne kembe, po vetem u ftof icik, kurse nje tjeter i vaksinuar e kaloi 5 dite ne shtrat!! ca argumentash jane keto? ku e dinte ky ca komplikimesh te tjera kishte femija tjeter? Cdo person i kalon semundjet ndryshe nga nje eprson tjeter. Po epidemia e fruthit qe ka shperthyer ne evrope ne 2-3 vjetet e fundit vetem sepse injorantet lexojne 2 rreshta e nuk vaksinojne femijet? Po femijet qe kane vdekur nga fruthi ne Itali, Gjermani e gjetke, vetem se ishin te pavaksinuar? ca kunderargumenti ka ky shkencetari qe deri dje nuk ja kishte degjuar emrin semundjes? eshte e turpshme qe tu jepet hapesire ketyre argumentave, pa patur te pakten dhe nje mjek ose person te informuar, qe te nxjerre kunderargumentet e veta. Del ky Niku pa shkolle (se mos ta kesh degjuar ndonjehere autizmin, do te thote qe nuk ke me shume se 8 klase shkolle!), edhe flet pa filter fare. Edhe gjithe kallepi i ketij, degjon kete, e mendon si ky, e thote "nuk e kafshoi gjarpri, prandaj e ka vaksina", edhe oburra, nuk i vaksinojne femijet, edhe pastaj qahen se u vdesin femijet nga fruthi (edhe ketu ka ndodhur). Ky eshte kulmi i injorances dhe i dezinformimit, qe sherben vetem per te mbushur hapesiren mes reklamave qe kane televizionet! Eshte e turpshme!! Edhe sa per info, per ata qe nuk e dine, vaksina duhet bere ne kohe, dhe teza qe thone disa mjeke qe "shtyja pak per sidoqofte, beja mbas ca muajsh se nuk i dihet" eshte nje tjeter teze idiote, qe nuk ka lidhje me realitetin, po eshte gjetja e radhes alla shqiptarce per tu dukur sikur po zgjidh problemin!

    Përgjigju
    • Elidon: 02/10/2020 00:12

      Te lumt goja. Me ke pëlqyer jasht mase. Bravo. Nuk ka shkenc ta provoj se autismi vika nga vaksina.

    • Denis: 30/01/2019 15:58

      Une jam dakort me zonjen Monda. Dikur e kalonim fruthin pa probleme, komplikacione. Me mjekesi te thjeshte. Sot na quhet epidemi, dhe gjeja me pa kuptim dhe nuk ka asnje baze llogjike, si ka mundesi qe del nje ekspert ne tv e thote duhet te vaksinohen te gjithe, sepse nje person i vaksinuar rrezikohet nga nje i pa vaksinuar. Edhe une mendoj qe vaksinat jane problemi i rritjes se autizmit ne bote. Jam prind vete dhe kam frike t'i bej vaksine femijes.

    • Monda: 15/01/2019 22:33

      Zoteri apo zonja Albi. Spiun apo fallxhor ekspert i historise se shkences se vaksinimit boteror dhe mbi te gjitha person i paedukuar. Une jam bashkshortja e Kreshnikut.Kjo pergjigje eshte ne respekt te te gjithe lexuesve. Detyrohem tju therras me gjithe keto epitete. Ju flisni sikur e njihni Kreshnikun e nderkohe as ai as une nuk nuk kemi ne miqesine tone asnje Albi. Ju thoni qe Kreshniku eshte i pashkolluar e une po te them qe ka qene nxenes i skelqyer ne sholle te mesme dhe ka kryer studimet e larta per arkitekture. U be rreth 8 vite qe i eshte perkushtuar studimit te ceshtjes se vaksinave permes informacioneve ne internet librave dhe shkembimit te drejtperdrejte me ekspert brenda dhe jashte vendit. Niccola Antonuci neurokirurg specialist i autizmit, Gabriela Lesmo specialiste e autizmmit etj. Ju e quani Kreshnikun te deshperuar, po po ju them qe ai deshperimin nuk e njeh. Fal hulumtimeve dhe kontakteve qe krijoi djali sot eshte i rikuperuar ne pjesen me te madhe edhe pse ishte i diagnostikuar me autizem te formes se rende. E aq me teper qe Niku e ka qene qe eshte kujdesur per te me shume se une ne periudhen me te veshtire. E dua ti them personit ne fjale qe jeta per ne eshe larg deshperimit. Djalin e fituam madje sollem ne jete edhe 2 femije te tjere pas tij. Eshte e vertete se nje emision disa minutesh apo nje artikull me nje faqe nuk mund ta shpjegojne qarte ate qe eshte e vertete por une po ju them juve dhe asaj qe perfaqesoni. Mund te genjeni kedo por jo nenat si une qe e kemi pare realisht se si ka degraduar femija dite pas dite pas vaksines. E sikur te mos me vinte keq per femijet tuaj do tju uroja ta pesonit te njejten gje ndryshe nga ju qe po mbroni nje krim ndaj njerezimit...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja