Martin Luter King, ka lindur më 15 janar 1929 në Atlanta. Ishte figura më emblematike e luftës kundër ndarjes racore në Shtetet e Bashkuara.
Një shembull i besimit, vetë-mohimit, ai i kushtoj jetën mbrojtjes së njerëzve me ngjyrë. Në një periudhë kur njerëzit me ngjyrë nuk kishin të drejta të barabarta me njerëzit e bardhë. Ishte një pastor baptist afrikano-amerikan, një aktivist i palodhur, që luftoi për paqe, dhe varfëri derisa u vra më 4 prill 1968, në Memphis, Tennessee. Çdo 15 janar festohet për nder të tij.

Martin Luter King, shquhej për oratori por edhe për thënie të mençura. Me siguri këto do t'ju frymëzojnë.
 

1-Për të bërë armiq, nuk është e nevojshme të shpallni luftë, mjafton vetëm ti tregoni të vërtetën.
 

2- Nëse nuk mund të ecni, zvarrituni; Por çdo gjë që bëni,pa u kthyer mbrapa, vazhdoni të ecni përpara.
 

3-Të kesh besim është hapi i parë, edhe kur nuk i shikoni të gjitha shkallët.
 

4-Perëndia i ka të dy krahët e zgjatur. Njëri është mjaft i fortë për të na rrethuar me drejtësi, tjetri është mjaft i butë që na rrethon me hirin e tij.
 

5-Madhështia e vërtetë e një burri nuk matet në kohën kur është e lehtë, por kur kalon nëpër një periudhë polemikash dhe sfidash.

 

6-Ai që pranon të keqen pa luftuar kundër tij, bashkëpunon me të.
 

7-Ajo që më frikëson nuk është shtypja e të ligjve, por indiferenca e të mirës.
 

8-Errësira nuk mund të dëbojë errësirën; vetëm drita mundet. Urrejtja nuk mund të largojë urrejtjen; vetëm dashuria mund ta bëjë këtë.

 

9-Në fund, ne nuk do të kujtojmë fjalët e armiqve tanë, por heshtja e miqve tanë.
Redaksia Online

Xh.F/ Shqiptarja.com