Fryma e re Demokratike, formulari
i anëtarësimit në facebook

Fryma e re Demokratike, formulari<br />i anëtarësimit në facebook
Fryma e Re Demokratike ka marrë përkrahje të gjerë nga frekuentuesit e rrjetit social facebook. Që nga momenti kur është hapur, ( të shtunën) deri të hënën në mesditë, rreth orës 14:00 numëronte rreth 442 pëlqime, (like) të cilat mund të konsiderohen si mbështetje për partinë e re të qendrës së djathtë e cila sot u shpall zyrtarisht.

“Ju falenderojmë të gjithëve qe keni pelqyer faqen tonë deri në këto momente. Vleresojmë të gjitha komentet tuaja, si ato mbështetëse por edhe ato që nuk janë të tilla. Kjo do jetë mënyra e komunikimit tonë me popullin shqiptar, një debat i hapur për idetë, vizionin dhe mënyrën se si duhet të ndryshojmë politikën shqiptare. Ndihma juaj është e domosdoshme, tregojuni miqve tuaj për faqen tonë, ndaje me ta këtë faqe dhe ftoni të gjithë në këtë debat të madh për të ardhmen tonë.”- shkruajnë moderatorët e faqes në facebook e hapur me emrin e partisë “Fryma e Re Demokratike”
Po kështu në facebook është hedhur dhe formula për të gjithë ata që duan të anëtarësohen në parti, duke treguar dhe mënyrën s do t plotësohet. Formulari është publikuar në linkun http://frd.al/pub/forma-frd.pdf mënyra si duhet të dorëzohet është

1 Plotesoni formularin, printoje, firmoseni dhe dorezoje prane zyres qendrore.
2. Plotesojeni, printoje, firmose , skanoje dhe dergo me email tek: [email protected]
3. Se shpejti edhe versioni online.
Vlerësohet se rreth 1.2 milionë shqiptarë kanë një llogari në Facebook.

Nga partitë politike, faqja e Partisë Socialiste në facebook ka 29 mijë "like" që kur është hapur në vitin 2009 dhe Partia Demokratike vetëm disa qindra "like" më pak.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut