/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Sulmuesi i mirënjohur, David Trezeguet është tërhequr nga futbolli aktiv.
Ish-bomberi Bardhizi, i cili ishte kthyer në një ferr për portierët kundërshtar ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. "Re David", siç është nofka e tij në Torino, kur luante për Juventusin ka marrë këtë vendim me shumë vështirësi, duke parë dhe pasionin e tij për fushën e blertë.
Mediat Italiane titullonin sot se ky është një lajm i mirë për të gjithë portierët e botës, të cilët tashmë mund të marrin frymë lirisht, pasi mankthi i tyre, Trezegol nuk do të jetë më në fushë.
Trezeguet, 37 vjeç ka shënuar më shumë se 300 gola në karrierën e tij dhe 171 prej tyre i ka shënuar me fanellën e Juventusit, aty ku dhe fitoi gjithçka, ndërsa me me fanellën e kombëtares së tij franceze, "Re David" ka fituar kampionit botëror, në finalen e madhe të vitit 1998 ndaj Brazilit dhe në vitin 2000 Europianin, ku në finale shënoi një golden gol ndaj Italisë.
/Shqiptarja.com